Shpesh të shoh nga dritarja e Qeverisë
Kur flitet për dy botëra, na shkon mendja tek jeta dhe vdekja. Kjo, sepse jemi të ndikuar nga feja nëpërmjet mediave. Por, në Kosovë, kur flitet për dy botëra, do të ishte mirë të kemi parasysh, bile për një moment, jetën në mes të sistemit (qeverisës) dhe qytetarit (jetës së përditshme).
Jam punëtor qeverie tash e sa vjet. Nuk e di cila është mënyra më e mirë për t’ua kumtuar këtë, por kur hyjë në ndërtesën qeverisëse, kur orari i punës fillon në orën 8:00 të mëngjesit, gjëja më e fundit që më bie ndërmend është qytetari. Kjo më ndjek deri në orën 16:00, kur përfundon orari i punës. Dhe vetëm atëherë, kur të dal nga ndërtesa qeverisëse, “i shoh” njerëzit. Ata nuk janë të vdekur, por më vjen të pyes: “Ku ishin këta njerëz tërë ditën?”. Dhe kështu, m’u bënë disa vjet.
Jo për të shitur mend (falas), por fanatikëve të shkencës nuk i duhen më shumë se këto paragrafë që të fillojnë të hulumtojnë rreth çështjes se çfarë bëjnë punëtorët e administratës shtetërore të Kosovës tërë ditën, çdo ditë gjatë orarit të tyre të punës. E para, që mund të vërtetohet menjëherë, është se me mbylljen e derës mbrapa shpinës në orën 8:00 dhe me shënimin ose futjen e kartelës së punës në aparatin e regjistrimit të punëtorit në zyrë, fillon krejt një jetë e re, tjetër, në një botë krejt tjetër, të re. Pra, dera mbyllet prapa shpine dhe rrugë të reja hapen përpara.
Njerëzit e qeverisjes, pra punëtorët, qarkullojnë poshtë e lartë tërë ditën. Në një aspekt filozofik, qarkullimin e tyre Frank Kafka do ta quante “Kështjellë”. Sepse shpesh qarkullimi i tyre i ngjan Kështjellës ku secili vrapon pas diçkafit, por askush nuk e di përse (si një labirint). Dhe pas orës 16:00, qarkullim-vrapimi përfundon për të vazhduar përsëri nesër në orën 8:00 në mëngjes.
Fanatikët e sistemit qeverisës, qarkullim-vrapim-lëvizjen e tillë do ta “ngjyenin” me shijen e prodhimit. Ky soj fanatikësh rri tek dera e institucionit për të parë, shijuar dhe pastaj vlerësuar prodhimin e institucionit qeverisës. Por, nuk është e sigurt nëse ndonjëherë do të del diçka jashtë derës së institucionit qeverisës, sepse deri më sot askush nuk ka parë diçka të tillë. Ka të ngjarë që as Kafka asnjëherë nuk arriti të hyj në Kështjellë. Prandaj, më duket që ai edhe vdiq me epitetin e filozofit të madh që kishte njerëzimi. Dhe aty përfundoi edhe ai, tek dera, duke vrojtuar dhe pritur.
Një kështjellë tjetër e përmend edhe Ismail Kadare por ai, si letrar, e quan “Pallati i Ëndrrave”. Në këtë Pallat, siç e përshkruan Kadare, mbështetet një Perandori e tërë. Njerëzit, pra punëtorët e atij Pallati, e kanë për detyrë të vlerësojnë ëndrrat e qytetarëve të Perandorisë, por të cilat mund të paralajmërojnë rënien e saj, pra rrezikun. Në këtë mënyrë dhe formë, ata e ruajnë Perandorinë. Kështu funksionon Pallati i Kadaresë. Së paku, punëtorët në atë Pallat e kanë një detyrë dhe janë të organizuar drejt arritjes së asaj detyre. Ata mbledhin ëndrra, i deshifrojnë ato, ua gjejnë burimin dhe ndërmarrin veprimin (kjo shpesh shfaqet qesharake).
Por, t’i kthehemi Kështjellës sonë të quajtur Qeveria e Kosovës. Si ta deshifrojmë këtë Kështjellë, cili është qëllimi i kësaj Kështjelle, çfarë punojnë punëtorët në sistemin qeverisës ose çfarë duan politikanët që e udhëheqin këtë sistem? Më duket që ka çështje edhe më të poshtra: çfarë pret qytetari i Kosovës nga Qeveria e Kosovës, pse rri tek dera dhe klithë për ndihmë dhe kujt po i drejtohet?
Në praktikë, përgjigja ekziston, e ajo është: sistemi qeverisës në Kosovë nuk punon për qytetarin e Kosovës, punëtori administrativ nuk punon për qytetarët e Kosovës! Qytetari i Kosovës rri tek dera e gabuar! Por, më pas, sistemit qeverisës, pra pushteti, diçka duhet deklaruar sepse miliona euro zotohen, ndahen dhe harxhohen për qarkulluesit-punëtorët administrativë.
Në këtë moment, vjen një tjetër çështje të cilën edhe Kafka edhe Kadare, sikur patën harruar të përmendin: a qarkullojnë-veprojnë-lëvizin njerëzit-punëtorët pa para? Agjentët ekonomik të pushtetit vetë qarkullimin e trajtojnë si prodhim. Frank Kafka “Kështjellën” e tij nuk e vrojton nga aspekti ekonomik, ndërsa “Pallati i Ëndrrave” i Ismail Kadaresë nuk vjen në shprehje sepse kjo Qeveri as nuk sheh e as nuk i trajton ëndrrat e qytetarit të Kosovës për një jetë të mirë. E unë po e përdori ”pikën” sepse po më merr gjumi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin