LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i kontrolluar në det i minës së Luftës së Dytë Botërore (Video)

Shpërthim i kontrolluar në det i minës së Luftës së Dytë Botërore (Video)

Marina mbretërore e Britanisë së Madhe zhvilloi një shpërthim të kontrolluar të një bombe të Luftës së Dytë Botërore, duke bërë aktivizimin e saj në det gjatë së dielës, vetëm një ditë pasi ajo ishte pikasur në mënyrë të rastësishme nga një anije peshkimi.

Ekspertë të shpërthimit të bombave hodhën në erë minën detare që peshonte gati 907 kg mëngjesin e së dielës, pranë Needles, pikës më perëndimore të ishullit Wight, një ishull disa km larg brigjeve të Dorsetit në jugperëndim të Anglisë.

Një anije peshkimi, e cila kishte pikasur minën, e kishte raportuar atë tek autoritetet mëngjesin e së shtunës, pasi pajisja e rrezikshme ushtarake prej gati 2 metrash gjatësi kishte rënë në rrjetat e saj të peshkimit.


Piers Stanbury, nga Agjencia Detare dhe Rojes Bregdetare, tha më vonë në një deklaratë se, “nga ajo që mund t’iu tregojmë përmes pamjeve, apo nga informacionet e marra nga ekipi i detonimit të minave, me shumë gjasë kjo është një minë gjatë luftës me Gjermaninë”. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori