LAJMI I FUNDIT:

Shpenzoi 2.4 milionë për automobil, silikoze dhe drogë

Shpenzoi 2.4 milionë për automobil, silikoze dhe drogë

Kur i fitoi 2.4 milionë euro ën lotari, atëherë 16-vjeçarja Callie Rogers mendoi se i kishte zgjedhur të gjitha hallet. Ajo kishte kaluar një jetë të vështirë, me një familje të shkatërruar, kishte braktisur shkollën dhe jetonte në një jetimore.

Në vend se të zgjidhte problemet, ajo u bë e varur nga droga, ndërsa tri herë tentoi të bëjë vetëvrasje. Callie thotë se paratë i kanë sjellë vetëm fatkeqësi, ndërsa tash kur i kanë mbetur pak më shumë se 100 mijë euro, ndjehet e lumtur.

“Para disa muajsh jam droguar dhe e urreja veten. Thjeshtë, nuk dëshiroja të jetoja. Tash kam një të dashur të ri në jetën time dhe më në fund po bëhem grua ashtu si dua të jem. E tërë kjo ndodhi pasi që kam shpenzuar shumën më të madhe të parave”, tha Rogers për gazetën “Daily Mail”.

Ajo në vitin 2003 fitoi 2.4 milionë euro në lotari. Menjëherë filloi t’i shpenzojë, bleu katër shtëpi, automobila të shtrenjtë, rroba të shtrenjta, argëtohej dhe operoi gjinjtë.


Menjëherë pasi fitoi paratë u njoh me Nicky Lawson me të cilin ka një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë trevjeçare. Gjatë lidhjes së tyre ajo kishte shpenzuar për kokainë më shumë se 300 mijë euro.

Callie vuante nga depresioni dhe tentoi të bëjë vetëvrasje. Herën e fundit ndodhi sivjet pasi që kishte humbur të drejtën për kujdesin ndaj fëmijëve për shkak të gjendjes së saj mentale.

Ajo i tha revistës “Closer” se është e vendosur ta kthejë të drejtën për kujdes ndaj fëmijëve. Ka vendosur të shkoj tek mjeku dhe ka ndërmend t’i kthejë fëmijët e saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori