Kadri Veseli, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, bashkë me 120 deputetët e tjerë për një vit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 3.6 milionë euro.
Pavarësisht ndasive për vendime politike dhe bllokadave të kohëpaskohshme të punës, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë qenë të rregullt në pagesa, shkruan Gazeta Fjala.
Për vetëm 52 seanca të mbajtura ata kanë marrë pagat e plota, të cilat sipas raportit financiarë janë pranuar nga të zgjedhurit e popullit në masën 100 për qind.
Ndërkaq, vetëm për ujë që kanë pirë gjatë punës që këtë institucion ata kanë shpenzuar me para të taksapaguesve 30,700.00 euro.
Gazeta Fjala raporton se edhe administrata e këtij institucioni kanë marrë plotë 1.9 milionë euro për paga, derisa për stafin mbështetës janë shpenzuar 340 mijë euro nga buxheti i përgjithshëm.
Sipas raportit financiar, në total Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 ka shpenzuar 7.9 milionë euro nga buxheti përfundimtar prej 8.3 milionë euro.
E për tu mundësuar deputetëve që të punojnë nga distanca pa pasur nevojë të jenë prezent në Kuvend, është vendosur sistemi portativ (mobil) për qasje dhe punë në distancë për nevoja të deputetëve, që ka kushtuar 87,960.00 euro.
Përveç kësaj, nga Kuvendi janë dhënë 99,931.10 euro për furnizim me pajisje digjitale për sallat konferencave N205, N409 dhe kabineti i kryetarit.
Por nuk janë vetëm pagat që zyrtarët e legjislativit i kanë marrë këtë vit për punën e pjesshme që kanë bërë.
Kuvendi ka shpenzuar edhe 1.1 milionë euro për mallra dhe shërbime derisa 90 mijë euro vetëm për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave.
Më së shtrenjti u ka kushtuar mirëmbajtja dhe servisimi i veturave të tipit “Toyota”, për të cilat nga arka e shtetit janë paguar 42 mijë euro. Për ato “WW touareg “ dhe “Shkoda Rapid”, janë shpenzuar 21 mijë euro.
Ndërkaq, vetëm furnizimi me goma të verës për këto automjete ka kushtuar 3 mijë euro.
12 mijë euro për fotokopje
Sipas të dhënave të raportit financiar, të cilin e posedon Gazeta Fjala, 12,795.00 euro janë shpenzuar për aparatet fotokopjuese të tipit Nashuatec-Ricoh, ku përfshihet mirëmbajtja dhe ndërrimi i tonerëve e pjesëve harxhuese.
Me para të taksapaguesve Gazeta Fjala mëson se zyrtarët e Administratës së Kuvendit kanë blerë ora të dorës në vlerë 792 euro, derisa udhëtimet me autobus për në Shqipëri Kuvendit i kushtuan në një rast 798.00 euro, ndërsa për një udhëtim tjetër në qershor shërbimet e udhëtimit kanë pasur koston 995.00 euro.
Përveç kësaj Kuvendi harxhoi edhe për furnizim me dhurata për nevoja të protokollit në vlerë 6,070.00 euro.
Sipas raportit, mirëmbajtja mujore e liftave dhe servisimi i tyre në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kushtuar 20 mijë euro.
Puna e Kuvendit për një vit
Në raportin e punës së legjislativit thuhet se për një vit Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka mbajtur 51 mbledhje, në të cilat ka përgatitur rendin e ditës për 52 seanca plenare. Prej këtyre seancave 2 kanë qenë seanca solemne ndërsa 5 seanca të veçanta si dhe 5 tjera të jashtëzakonshme.
Në këto senaca Kuvendi ka miratuar 220 vendime dhe ka nxjerrurr 40 përfundime.
Gjatë 2015- tës janë miratuar 47 ligje prej tyre 6 marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara me ligj. Gjithashtu janë zhvilluar 7 debate, 3 interpelanca dhe janë miratuar 4 rezuluta. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave – SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit