Ura në lagjen Kalabria të Prishtinës prej kohësh është dëmtuar duke bërë që njerëzit dhe automjetet të mos mund të kalojnë mbi të.
E më së vështiri e kanë banorët e rrugës “Rexhep Krasniqi”, prapa kompleksit “Prishtina Star”, të cilët çdo ditë ballafaqohen me erën e pakëndshme të përroskës, e madje edhe mbeturinat e shumta aty.
Sikur të mos mjaftonte kjo, nga dëmtimi i madh i urës, gjegjësisht shembja e saj, uji i përroskës ka dalë mbi të, duke formuar një pus kundërmues. Ndërsa të paktë janë ata që tentojnë ta kalojnë e që ia dalin mbanë.
Banorët e kësaj zone fajin për të gjitha këto ia hedhin komunës së Prishtinës, gjegjësisht kryetarit Shpend Ahmeti, i cili sipas tyre kishte vizituar lagjen vetëm në kohë fushate, ku u kishte kërkuar votën ‘derë më derë’.
Banorja e kësaj lagje, Nakije Raifi ka shprehur shqetësimin e saj jo vetëm më pamundësinë për të kaluar matanë ure, por edhe për pasojat shëndetësore që mund të vijnë nga kundërmimi i ujit të ndotur.
Ajo ka akuzuar Ahmetin se e ka lënë këtë pjesë të qytetit aq keq, sa që e ka quajtur “katund në mes të Prishtinës”.
“S’ke çka del në oborr prej erës, prej mushkonjave. Nevojat e krejt qytetit këtej kalojnë, askush parasysh s’po e merr, askush s’po vjen këndej me kqyr. ‘Po e rregullojmë’ – po thotë Shpendi, por veç votat po i merr, pesë pare nuk i jep. E ka rrok ‘Matin 1’ në atë anë, për këtej poshtë hiç nuk po mendon, e ka lënë si katund në mes të qytetit”, u shpreh ajo.
Tutje, Raifi ka treguar për KosovaPress se lagja ku jeton ka edhe të tjera probleme, madje edhe mungesë të ndriçimit gjatë natës, për çka kryetari Shpend Ahmeti pati thënë se është angazhuar maksimalisht për këtë çështje.
E zhgënjyer me komunën e Prishtinës, Raifi nuk pret që të përmirësohet gjendja në atë pjesë. Ndonëse thotë se sanimi i kësaj përroske është urgjent.
Ndërsa banori tjetër i lagjes “Rexhep Kraniqi”, Haki Shkodra, ka rrëfyer për KosovaPress se kjo zonë njëherë kishte qenë më mirë, porse periudha në fjalë asocionte kur vet ai kujdesej për urën dhe jo komuna.
Për aromën e pakëndshme që mbizotëron në atë pjesë, Shala thotë se e kanë shumë të vështirë të rrinë në oborret e shtëpive, madje shton se as pemët nuk janë të sigurta për konsum.
Derisa drejtori i Investimeve kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti nuk iu është përgjigjur thirrjeve të KosovaPress-t, Adonis Tahiri, zëdhënës i komunës, ka justifikuar vonesat e komunës për të zgjidhur këtë çështje me arsyetimin se njëherë duhet të pritet ndërtimi i kolektorit që po bëhet në atë zonë.
“Ura në lagjen Kalabria është në pjesën ku do të punohet kolektori. Për këtë arsye duhet të presim përfundimin e kolektorit në atë segment, në mënyrë që të bëhet rrugë e kalueshme. Deri më tani kemi pasur vonesa për shkak të problemeve pronësore që janë në këtë pjesë, probleme këto që janë afër zgjidhjes”, ishte përgjigjja e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa