LAJMI I FUNDIT:

Shpalljet më të këqija

Shpalljet më të këqija

Kalit të falur nuk i këqyren dhëmbët, kështu të paktën thotë një fjalë e urtë popullore. Thënien e famshme e vërteton edhe faqja e internetit “Item not as described”, duke mbledhur shembuj të gjërave më të këqija që njerëzit përpiqen t’i shesin nëpërmjet shpalljeve.

Kështu për shembull kush dëshiron të blejë një grumbull pllaka qeramike të thyera? Janë të përkryera për projekte artistike ose për naivët të cilët pa para heqin bërllokun e huaj.
Ose ushqim për bebe që i ka skaduar afati më 2008. Por ende janë të mbështjella me celofan në kuti!

Megjithatë, shpërblimi për gjënë më të papërdorshme gjithsesi i takon shpalljes e cila ofron në shitje kutinë me këpucë të papërdorshme.

Aty gjenden edhe shpalljet për gjëra të tjera të pazakonta, ndërsa adhuruesit e valëve të detit me siguri do të mahniten me shitjen e gjysmë dërrasës për surfim. Të gjitha këto e shumë më shumë ju preson në këtë koleksion të pazakontë. Ja faqja e internetit:
http://itemnotasdescribed.com/. /Telegrafi/