Shorti i fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini, nga skuadrat, tek orari i shortit dhe ndeshjeve

Tashmë është mbyllur faza e grupeve në shtatë prej tetë grupeve të Ligës së Kampionëve.
15 skuadra kanë shkruar emrin në fazën e eliminimit direkt, ndërsa një do të dihet nesër (e enjte), pas ndeshjes Atalanta – Villarreal që zhvillohet nga ora 16:30.
Kur do të hidhet shorti i 1/16 të Ligës së Kampionëve?
Shorti do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, të hënën më 13 dhjetor. Ceremonia fillon në orën 12:00.
Cilat skuadra janë në shortin e 1/16 të Ligës së Kampionëve?
Shorti paraqet 16 skuadrat që kalojnë nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve; fituesit e grupeve dhe vendet e dyta. Deri më tani janë kualifikuar 15 skuadra:
Fituesit e konfirmuar të grupeve
Ajax (Holandë)
Bayern (Gjermani)
Juventus (Itali)
Liverpool (Angli)
LOSC Lille (Francë)
Manchester City (Angli)
Manchester United (Angli)
Real Madrid (Spanjë)
Vendet e dyta në grup
Atlético Madrid (Spanjë)
Benfica (Portuali)
Chelsea (Angli)
Inter (Itali)
Paris Saint-Germain (Francë)
RB Salzburg (Austri)
Sporting CP (Portugali)
Edhe njëra mes Atalanta(Itali) / Villarreal (Spanjë)
ℹ️ Champions League round of 16 (so far)…
👀 Who's going all the way?#UCL pic.twitter.com/H8YtZdMSg4— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 8, 2021
A mund të përballen skuadrat nga i njëjti vend në 1/16 e Ligës së Kampionëve?
Asnjë ekip nuk mund të përballet me një ekip tjetër nga e njëjta shoqatë kombëtare. Klubet nuk mund të përballen as me kundërshtarët që ishin së bashku gjatë fazës së grupeve.
A është 1/16 e Ligës së Kampionëve me dy ndeshje?
Po, skuadrat do t’i zhvillojnë dy ndeshje, një në shtëpi dhe një jashtë.
Kur zhvillohen ndeshjet e raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve?
Ndeshjet e para janë planifikuar për 15/16 dhe 22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars. Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha nga ora 21:00.
Shorti për çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale do të hidhet të premten më 18 mars.
Çfarë ndryshimesh ka këtë sezon?
I ashtuquajturi rregulli i golave si mysafir është hequr , kështu që nëse kemi barazim pas 180 minutave, ndeshja do të shkojë në kohën shtesë, pavarësisht nga numri i golave që çdo ekip ka shënuar në shtëpi apo jashtë. Nëse skuadrat nuk fitojnë pas 30 minutave shtesë, atëherë ndeshja kalon në penallti.
Ku zhvillohet finalja e 2022?
“Gazprom Arena” i Shën Petersburgut do të organizojë finalen e Ligës së Kampionëve 2021/22.
Ndeshja është planifikuar më 28 maj 2022.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës