Çështja e idesë fillestare e formuluar si “shoqëria midis ‘reformimit apo deformimit’“, i referohet situatës së përgjithshme në të cilën po kalon shoqëria jonë sot. Në këtë këndvështrim është shtruar pyetja: a kanë përcaktuar historikisht qëndrimet sjelljen tonë apo sjellja qëndrimin dhe cilat ishin reflektimet qytetare?
Fillimisht të krijohet përshtypja se këtu e qindra vjet më parë brenda mentalitetit tonë, realisht në vetvete ka dykuptimësi në interpretimin praktik. Natyrisht se edhe qëndrimet e individit në këtë rast, qoftë edhe si kolektivitet të trungut shqiptar, por edhe anasjelltas, janë reflektuar nga sjellja, midis nevojës për reformim dhe deformimit padashje. Si pasojë, megjithatë çdo sjellje e caktuar ka reflektuar qëndrime të caktuara tek shoqëria.
Kjo ndodhë për faktin e mos koherencës tradicionale, të substancës faktike me qëndrime të forta midis palëve, sjellje dhe besim të shoqërisë sonë nga e kaluara, e cila ishte manifestuar me tipare si: doket, zakonet tradicionale siç ishte “besa”, tradita e fortë, “morali” dhe “ triniteti fetar”, por me shumicë absolute të religjionit Islam, “besime në monoteizëm”, vlera këto unike ndër shqiptarët. Megjithatë, në këtë këndvështrim, pra në periudhën e sfidave të procesit të transformimeve gjithëpërfshirëse, të pothuajse të gjitha niveleve dhe kategorive të shoqërisë sonë, roli i individit sot në mendësinë e shoqërisë shqiptare karakterizohet me shumë ndryshime si rezultat i sjelljes dhe qëndrimeve ndaj vetes, të tjerëve përreth dhe botës së globalizuar, të ndjenjës së madhe të përqafimit të vlerave të tjetërsuara, përpara se t’i analizojë mirëfillazi elementet e traditës rreth vetës.
E ashtuquajtura “liria jo e vërtetë”, “brishtësia politike”, “hapja e shpejtë drejtë Perëndimit”, padyshim se do të kenë ndikuar në ndryshimin e sjelljes dhe të qëndrimeve tona ndaj vetvetes dhe shoqërisë sonë së brendshme përkrah botës së përgjithësi. Këtij konstatimi mund t’i referohen edhe atributet e tri dimensioneve në analizën e të kuptuarit, si: logjika e paragjykimit në mes reformimit apo deformimit; fenomenit të sjelljes ndaj besimeve; dhe, aspektit ndaj vlerave të identitetik politik, socio-ekonomik dhe atij kulturor.
Me këto këndvështrime, sjelljet dhe qëndrimet tona në mënyrë të vetëdijshme apo të ndikuara, i kanë paraprirë njëra-tjetrës duke formësuar tipare të ndryshme nga e kaluara tek shoqëria sot. Ky përkufizim ndoshta do të jetë me mjaftë interes kur dihet se mbi bazën e paragjykimeve janë zhvilluar shumë luftëra (padrejtësi) në botë dhe në terrenin tonë, të cilat kanë pasur pasoja katastrofike. Si të tillë e kam konsideruar të rëndësishëm faktin për t’i dhënë këto shpjegime duke parë se sa realisht në procesin e këtij trasformimi në kohë kemi përfituar apo pësuar në mes "reformimit apo deformimit".
Në fakt, shoqëria jonë ka dallime në kontekstin socio-politik dhe kulturor, me nuanca të dukshme në mendime, perceptime dhe reflektime, ndonëse kemi pasur fatin në fatkeqësi të realizimit tonë jo nga vetvetja, por nga përkëdhelja e të tjerëve dhe jo çdo herë gjatë historisë “krehrit ishin të butë” për ne, apo thënë ndryshe jo çdo herë kemi ditur që interesat tona nacionale t’i përputhim në fushëveprim me të fuqive të mëdha.
Në gjithë këtë proces të gjatë të vuajtjeve dhe dhimbjeve që kaluam midis sferave të ndryshimit, ne u detyruam nganjëherë të ishim të paragjykuar në mes të “reformimit apo deformimit”. Kjo fazë, pa përjashtime kishte koncekuencat e veta në të cilën kohë u konservua ideja e quajtur “substanca e të qënurit tradicional”, si në pikëpamje kombëtare dhe një pikënisje për mbijetim, po ashtu edhe fetare. Në fakt, kjo periudhë manifestohej edhe me paragjykime, varësisht nga konotacioni sociopolitik, kulturor etj. Ky rrugëtim i gërshetuar nën petkun e ndjenjës së “robit në shtëpinë e vet”, dhe “jo të zotit të shtëpisë”, si duket nuk e ka “çliruar mentalitetin” e shoqërisë sonë.
Siç dihet, ne, edhe në prizmin religjioz u karakterizuam me begatinë e kulturave fetare monoteiste, tanimë si një vlerë unike tradicionale dhe shëmbëlltyrë e popullit i cili në rrethana të ndryshme historike jetoi në të tilla vlera të besimeve fetare gjer më sot. Komunitetit të besimit islam, përkatësisht sjelljes së tyre si shumicë, i bie barra e konsistencës së rolit prijatar në sendërtimin e vlerave tradicionale të mirëbesimit, gjithmonë duke ruajtur koekzistencën e “interesit nacional” me vigjilencë, urtësi, tolerancë dhe reflektim ndaj mendimeve të tjera.
Megjithatë, situata sot sikur ka filluar të ndryshoj sjelljen e disa “predikuesve” dhe besimtarëve të rinj në praktikimin e fesë kundrejt traditës, lidhur me qëndrimin e disa grupeve me prirje jo tradicionale, formë kjo dhe përmbajtje jo e njohur për faktin që ky lloj “praktikimi” nuk ka qenë në përkufizimin e sjelljes dhe të traditës sonë fetare.
Populli ynë në esencë ishte dhe mbetet besnik ndaj religjioneve, pra fjala e dhënë ishte “besa” shqiptare. Ky tipar fundamental i yni, i “trungut gjenetik”, tani ka shënuar ndryshim si rezultat i tjetërsimit të disa “tipareve kombëtare dhe fetare”. Tanimë jemi në një situatë jo të mirë. Kjo situatë skajshmërisht ka ndryshuar sjelljen dhe qëndrimet tona edhe nga pikëpamja politike dhe socio-kulturore etj.
Shikuar edhe aspektin politik të kohëve të fundit, sikur kanë ikur kohërat e pritjes së “parimit të votës kolektive” dhënë një subjekti të paracaktuar për shkak të së shkuarës. Logjika e votës së koncetruar tek një subjekt politik që ekzistonte para ardhjes së pluralizmit politik dhe demokracisë ka kaluar përgjithmonë. Në këtë kontekst ka ikur koha për të votuar me sjellje të “vullnetshme nga detyrimi”. Tani kjo situatë ka ndryshuar dhe si e tillë sjellja jonë duket ka ndryshuar rrënjësisht në mes të “votuesit tradicional” dhe votuesit që kërkon vazhdimisht alternativë. Po ashtu, vetëdija qytetare dhe aspekti socioekonomik sot ka ndryshuar dhe është në kërkim të alternativës gjithnjë e më të mirë politike. Ndryshimin politik po e kërkon koha dhe nevoja qytetare, pritjet për ngritjen e gjithmbarshme të standardit socioekonomik për të gjitha kategoritë e shoqërisë sot, megjithatë rruga dhe mundësitë e “ndryshimit të politikave” janë në rritje. Arsyeja dhe logjika e ndryshimit pozitiv mbetet vota e së ardhmes.
Dalja “përtej vetës” edhe përkundër interferimeve nga të tjerët për ta dobësuar imazhin e caktuar politik, ka ndikuar në valën e mendimeve ndryshe si shtytje e zhvillime më të avancuara edhe në aspektin politik dhe socio-ekonomik. Po ashtu, proceset ndërvepruese politike midis individit apo komunitetit kanë ndikuar në krijimin e mendimit dhe perceptimeve ndryshe nga e kaluara. Në të kaluarën ne nuk kishim “analiza reale” , ndonëse tani ajo mund të shfrytëzohet më mirë nëse nuk keqpërdoret nga “parapolitika”, në të mirë të arritjes së rezultateve politike dhe ekonomike për të gjitha kategoritë. Shoqërisë sonë mund t’i atribuohet edhe kategoria e “teoria në lëvizje” dhe të përkufizohet nëpërmjet “seleksionimit natyror” sikurse edhe sjellja e tij sociopolitike e cila i ka ndryshuar “faktorët e bindjes”, duke kërkuar gjithnjë avantazhe dhe epërsi të të jetuarit ndryshe.
Duke i parë disa nga karakteristikat dhe veçoritë, se cilat realisht janë "qëndrimet, besimet, sjelljet e shoqërisë sonë", mund të themi se janë shumë të ndryshme nga e kaluara. Natyrisht, duke parë se si kanë evoluar dhe janë përshtatur terrenit të sotshëm, duke i përshkruar tre dimensionet e përzgjedhura të trajtimit në këtë formulim të kësaj analize si: “Konceptin e paragjykimit në mes reformimit dhe deformimit", “fenomenit të sjelljes ndaj besimeve” si dhe “aspektin politiko-social “, jemi munduar për të arritur deri te mendimi se shoqëria jonë sot mund të thuhet se është realisht në “krizë të këtyre tri identiteteve”, pra në tri dimensionet shoqërore të sipër analizuara.
Në fakt, jo gjithçka do të shkoj drejt humnerës apo dekadencës, shpresat dhe vullneti duhet të na mbajë edhe përkundër treguesve që i përshkojnë gjetjet realiste. Ne duhet të vazhdojmë së besuari në rrugëtimin tonë në vlerat e traditës, në politikat e matshme brenda interesit nacional, duke parë me mjaftë kujdes ndryshimet tek “qëndrimet, besimet dhe sjelljet e shoqërisë sonë deri më sot”, a janë të formësuara kundrejt paragjykimeve, mangësive në njohje, apo ne nuk mundemi t’i pranojmë si të tilla.
Si duket është krijuar përshtypja se kanë ikur kohërat e prapambetura që kanë paragjykuar një komb dhe një popull për ta ndalur drejt së ardhmes, për ta ndarë pafundësisht duke krijuar ndjenjën e pritjes në frikë. Ne si shoqëri dhe politikëbërja nuk duhet pranuar parimin e regresit, por vetëm të progresit, të së ardhmes politike dhe asaj ekonomike. Ne si duket jemi akoma pa kulturën e nevojshme të njohurive për ti pranuar në tërësi, apo veç e veç konceptet midis nevojës së “reformimit dhe ruajtjes nga deformimi“ të shoqërisë sonë. Në fund padyshim kemi nevojë komplementare për ta krijuar ndjenjën e iniciativës reformuese, sidomos të “politikave ekonomike nacionale”, me burime njerëzore të përgjegjshme, në eliminimin e ndjenjës së vetëkënaqësisë brenda llojit, kundrejt kooperimit reciprok për të mirën e përbashkët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?