Shoqatat mediale në RMV kundërshtojnë kthimin e reklamave qeveritare në ekran

Shoqatat e punonjësve në media në Maqedoninë e Veriut janë shprehur kundër propozimit të ligjit për media, me të cilin televizioneve dhe radiove u mundësohet që përmes reklamave të institucioneve të shtetit, të kenë në dispozicion 4 milionë euro mjete këto nga buxheti i shtetit.
“JO” fushatave të qeverisë në media, është ky qëndrimi i prerë i organizatave dhe shoqatave mediatike.
“Krijohet përshtypja se ka një lloj konsensusi në Kuvend për këto ndryshime ligjore. Kjo do të thosha se është vërtet e çuditshme, sepse deputetët që janë kundërshtarë politikë për një kohë të gjatë për asgjë nuk mund të bien dakord, tani papritmas bien dakord se paratë nga arka e shtetit duhet të derdhen në media”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Këto reagime janë bërë pasi deputetët nga radhët e partive në pushtet, si dhe të atyre në opozitë, kanë arritur ujdi që këtë ligj ta kalojnë me procedurë të shkurtuar.
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti për Media dhe Këshilli për Etikë në Media, theksojnë se miratimi i këtij ligji nuk duhet të kalojë.
“Përmes reklamimit të aktiviteteve qeveritare, autoritetet udhëheqëse të shtetit do të kenë mundësi të ndikojnë në politikën e këtyre mediave aq sa dorëlirë do të jenë në ndarjen e këtyre mjeteve nga arka e shtetit”, thekson Leunora Kaliqi, kryetare e Këshillit për Etikë në Media.
Ajo thotë se praktika e financimit të mediave private me paratë e shtetit tashmë është e njohur, për pasojat që sjell në ndikimin e drejtpërdrejtë në politikën redaktuese, si dhe pavarësinë e mediave.
“Këshilli për Etikë në Media së bashku me organizatat profesionale gazetareske publikisht ka shprehur në vazhdimësi qëndrimin kundërshtues për ndryshimet e propozuara në ligj, të cilat në veçanti do të jenë shumë të dëmshme për pluralizmin medial, pavarësinë e mediave dhe lirinë e punës së gazetarëve”.
“Këto vlerësime bazohen në vlerësime të ekspertëve dhe ndryshimet e propozuara ligjore janë në kundërshtim e jo në përputhje me standardet evropiane. Prandaj vlerësojmë se ky propozim do të përforcojë në mënyrë shtesë kulturën klienteliste dhe korruptive në sistemin mediatik dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejt dëmtojnë interesin publik”, shton Kaliqi.
Nga ana tjetër, Mlladen Çadikoski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, thotë se mjetet e buxhetit duhet të destinohen për përforcimin e kapaciteteve të mediave në projekte konkrete:
“Demokracia maqedonase është shumë e brishtë, dhe si e tillë ne besojmë se një ligji i tillë që rregullon punën e mediave duhet t’i paraprijë një debat serioz për të folur se në ç’mënyrë duhet të destinohen paratë e shtetit në media”.
“Qëndrimi ynë është se paratë e shtetit mund të përdoren në media, por për produkte cilësore mediatike që do të rrisin cilësinë e gazetarisë dhe të medias në tërësi”, shprehet Çadikovski.
Gjashtë vjet më herët u ndaluan reklamat qeveritare në hapësirën mediatike pasi Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), disa muaj pas ardhjes në pushtet në vitin 2017, ndaloi reklamat në radio, televizion, gazeta dhe billborde.
Qeveria e kaluar e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, është kritikuar ashpër në të gjitha raportet e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, vite më parë, për shkak të reklamimit jotransparent të fushatave qeveritare, për ryshfete mediatike përmes reklamave, si dhe lidhjes qeveri-media.
Sipas ndryshimeve të propozuara në Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive, 0,1 për qind e të hyrave të realizuara në buxhetin e shtetit për vitin e kaluar do të shkojnë për financimin e fushatave shtetërore, përkatësisht mediat private do të kenë në dispozicion rreth 4 milionë euro./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës