Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së deklarohen se e kanë mbështetur protestën e sotme, duke e konsideruar si një protestë për të mirën e përgjithshme dhe duke besuar në sinqeritetin e organizatorëve.
“Mbrojtja e pasurive të Kosovës si dhe dënimi i deklaratave shoveniste nga ana e një ministri serb të Qeverisë së Kosovës, ishin qëllimet për të marrë pjesë në protestën e sotme. Kështu besojmë se edhe qytetarët që morën pjesë, kishin sinqeritetin më të madh për protestë dinjitoze, e assesi prirjen për dhunë të panevojshme”, thuhet në reagimin e tyre.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së deklarohen se e dënojnë politizimin e protestës e cila do të duhej të ishte gjithëpopullore, si sulmet që u bënë ndaj policisë dhe ndërtesës së Qeverisë.
“Dënojmë ashpër të gjithë ata që tensionuan situatën, që luajtën me ndjenjat e sinqerta të qytetarëve, duke e shndërruar protestën në të kundërtën e qëllimit të saj. Përderisa qytetarët u tubuan për mbrojtjen e pasurive të Kosovës, kahja politike dhe huliganiste që iu dha protestës, prodhoi të kundërtën: u demoluan ndërtesat e institucioneve të Kosovës dhe objektet afariste, si dhe u lënduan ata që kujdesen për sigurinë tonë”, thuhet në reagim.
Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së deklarohen se do të përkrahin të gjitha protestat paqësore për të mirën e përgjithshme, e assesi protestat vandaliste ku dëmtohen pronat publike dhe të qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës
Operacioni "Milioni", publikohen pamje nga arrestimi i 6 personave që përfituan një milion euro nga fajdet
Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë
Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Tre lojtarët që mendohet që e "tradhtuan" Ten Hagun te Man United dhe i sollën shkarkimin
Çfarë është Super Topi i Artë? Ka vetëm një fitues deri më tani, çmimi i radhës dhurohet në vitin 2029
Ish-kryediplomatja Haradinaj thotë se as kryeministri, as presidentja s’kanë të drejtë t’i zbulojnë emrat e zyrtarëve të AKI-së
Xheneta nxjerr zbuluar produksionin, thotë se Gresa komunikon me motrën në dhomën e rrëfimit: Na ke tregu vetë
Jonida Vokshi humbi personin më të shtrenjtë
Si nisi saga e vrasjeve mes Bajrave dhe Licëve në Shkodër, 20 viktima e dhjetëra atentate që nga 2017-a