LAJMI I FUNDIT:

Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë

Kurti ia hedh valles në përurimin e rrugës që lidh brezin kufitar të Kosovës me të Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është bashkuar valles së banorëve të tri fshatrave të Dragashit, të cilët sot kanë festuar përurimin e asfaltimit të  rrugës për banorët e kësaj ane që lidhin brezin kufitar të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se banorët e kësaj ane “ishin të lidhur me rrugë me shumë gropa që u shkaktonte vështirësi të mëdha për qarkullim”.

“Tani lidhjen e kanë më të fortë sepse do të jenë më shpejt pranë njëri-tjetrit. Banorët e fshatrave që lidhin brezin tonë kufitar me atë të Republikës së Shqipërisë, Kërstec-Pakishtë-Zapod, nga tash e tutje do ta kenë më të lehtë qarkullimin me infrastrukturën e re rrugore të cilën e përuruam sot”.


Ai tha se “përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim prej 2.6 milionë euro, na përcolli me pritje të ngrohtë dhe me këngë dhe valle”.

“Si për të na treguar mikpritjen e bujshme shqiptare dhe sesa e rëndësishme është kjo rrugë për ta, na bënë pjesë të festës e gëzimit të tyre edhe mua, ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, ambasadorin tonë në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh ish-kryeministri i Shqipëri, Pandeli Majko, dhe ish-ambasadorin, Qemal Minxhozi”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka shkruar se “Kjo rrugë është njëra nga tre rrugët pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të vitit 2023. Ajo lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod të Shqipërisë me Republikën e Kosovës, përkatësisht komunën e Dragashit. Dy rrugët tjera janë Rruga Blinishtë – Dobrunë, që tashmë është ndërtuar, dhe rruga Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla konfirmon ndalimin e Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së, do të përballet me ligjin

Sveçla konfirmon ndalimin e Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së, do të përballet me ligjin

Lajme
Mbajti fjalim fyes kundër UÇK-së, policia ndalon Igor Popoviqin

Mbajti fjalim fyes kundër UÇK-së, policia ndalon Igor Popoviqin

Lajme
Deputeti gjerman kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt

Deputeti gjerman kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt

Lajme
Mbytja e të miturve në lumin Shkumbin, i afërmi për tragjedinë: Me ato bagëti mbaheshin

Mbytja e të miturve në lumin Shkumbin, i afërmi për tragjedinë: Me ato bagëti mbaheshin

Lajme
Një thikë 13 euro dhe një gabim që i kushtoi me burg - rrëfimi i 18-vjeçarit të dënuar për tentim vrasje

Një thikë 13 euro dhe një gabim që i kushtoi me burg - rrëfimi i 18-vjeçarit të dënuar për tentim vrasje

Lajme
Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën - Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën - Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Lajme
Kalo në kategori