LAJMI I FUNDIT:

Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit padit shtetin e Floridës

Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit padit shtetin e Floridës

Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit, një grup për të drejtat e armë-mbajtjes në Shtetet e Bashkuara, po padit shtetin e Floridës për miratimin e një ligji i cili ngre moshën minimale për të blerë armë nga 18 në 21 vjeç. Avokatët e grupit i kërkojnë një gjykatësi federal të bllokojë ligjin, duke argumentuar se ai shkel amendamentin e dytë të Kushtetutës amerikane.

Guvernatori i Floridës Rick Scott, një republikan i lidhur ngushtë me Shoqatën Kombëtare të Armëve të Zjarrit, nënshkroi ligjin të premten pasi Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Floridës, e kontrolluar nga republikanët, e miratoi ligjin.

“Vendimi i sotëm duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë vendin që qeveria mund dhe duhet të veprojë shpejt. E kam thënë në fillim të këtij procesi rreth tre javë më parë, se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, me balancimin e të drejtave tona individuale dhe nevojën tonë për sigurinë publike”, tha guvernatori i Floridës, Rick Scott, shkruan VOA.


Përveç rritjes së moshës për të blerë armë, ligji i Floridës gjithashtu shton një periudhë pritjeje tre-ditore për të blerë armë me tyta të gjata, gjë që më parë vlente vetëm për blerjen e pistoletave.

Ligji gjithashtu krijon një të ashtuquajtur programi “mbrojtës” që lejon anëtarët e stafit të shkollave të mbajnë pistoleta, nëse ata dëshirojnë dhe nëse plotësojnë trajnimet e duhura për zbatimin e ligjit.

Ndryshimet u miratuan tre javë pasi një 19 vjeçar i armatosur vrau 17 vetë, nxënës e mësues, në gjimnazin Marjory Stoneman Douglas të qytetit të Parkland të Floridës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve

Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve

Evropa
Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Azia
Kalo në kategori