Zhvillimet e fundit në Kosovë që pasuan vizitën e paautorizuar të përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq dhe arrestimi i tij nga Policia e Kosovës, e kanë vështirësuar edhe më shumë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Igor Sholtes, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Eurodeputeti nga Sllovenia, Igor Sholtes, është raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ai ka pasuar në këtë post, eurodeputeten Ulrike Lunacek.
Sholtes pret që Brukseli t’i intensifikojë kontaktet me Prishtinën dhe Beogradin për tejkalimin e tensioneve.
Ndërkaq sa i përket Kosovës dhe procesit të saj integrues, ai shprehet me bindje se pas ratifikimit të demarkacionit, në një të ardhme jo të largët, BE-ja do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Pas ratifikimit të demarkacionit të kufirit, tani kjo çështje (liberalizimi i vizave) do të rikthehet në Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian. Aty ku është marrë vendimi për regjimin e lëvizjes së lirë, pa viza. Këshilli Evropian duhet ta konfirmojë këtë me anë të shumicës së kualifikuar, kurse Parlamenti Evropian me një shumicë të thjeshtë vetëm e rikonfirmon vendimin për liberalizimin e vizave. Procedurat mund të zhvillohen relativisht shpejtë, sidomos nëse ka vullnet politik në Këshill, por po ashtu edhe në Parlament. Por, nisur nga diskutimet në Parlament, mendoj se vullneti aty ekziston që t’i hiqen vizat Kosovës. Mendoj se është me rëndësi për qytetarët e Kosovës që ata të mos përjashtohen nga një prej vlerave bazë dhe të drejtave në procesin integrues në BE, që ka të bëjë me lëvizjen e lirë”, tha ai.
Sholtes më tej shtoi se është me rëndësi që të ndërmerren sa më shpejt që të jetë e mundur hapat e nevojshëm për të vazhduar me procedurat dhe të jepen informatat e sakta për muajin kur liberalizimi i vizave do të bëhet realitet.
“Por, duhet ta theksojmë edhe atë që Komisioni Evropian në disa raste e ka përmendur se ratifikimi i kufirit me Malin e Zi është një prej kushteve më të rëndësishme, por ne nuk duhet të harrojmë se për Kosovën mbetet shumë me rëndësi edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është një proces që nuk duhet të ndalet as pas regjimit të lëvizjes pa viza, do të jetë një kriter i rëndësishëm që do të duhet të përmbushet edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë