LAJMI I FUNDIT:

Shoferi ndal autobusin në mes të qytetit për t’u falur

Shoferi ndal autobusin në mes të qytetit për t’u falur

Një kompani transportuese nga Londra u detyrua t’u kërkoj falje udhëtarëve të autobusit, shoferi i të cilit ndaloi në mes të qytetit për tu falur.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në fillim të këtij muaji në kryeqytetin britanik. Shoferi, një mysliman i devotshëm, parkoi autobusin dhe më pas afër trotuarit shtriu një sixhade të vogël në drejtim të Qabes dhe filloi të falet.

Drejtuesit e kompanisë së udhëtimeve menjëherë nxjerrën një deklaratë për media në të cilën i kërkuan falje udhëtarëve të autobusit. Zyrtarët e kompanisë po ashtu thanë se respektojnë të gjitha besimet fetare, por kërkuan nga të punësuarit që të mos falen gjatë orarit të punës.

Një udhëtare e cila ishte pjesëmarrëse në këtë ngjarje të pazakontë, tha se shoferi me t’i kryer lutjet u kthye në autobus dhe vazhdoi vozitjen pa dhënë kurrfarë sqarimi dhe pa kërkuar falje, njoftuan mediat britanike. /Telegrafi/