LAJMI I FUNDIT:

Shkyçjet kolektive, shkelje e të drejtave të njeriut

Shkyçjet kolektive, shkelje e të drejtave të njeriut

Me gjithë paralajmërimet nga ana e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Korporata Energjetike e Kosovës ka vazhduar me fushatën e shkyçjeve kolektive të vendbanimeve dhe lagjeve në tërë territorin e Kosovës.

KMDLNj edhe njëherë tërheq vëmendjen që një fushatë e tillë është në kundërshtim të plotë me standardet ligjore të aplikueshme në Kosovë.

“Gjithashtu kjo fushatë bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut. KEK duhet të gjejë mënyrë që të mos i dënojë paguesit e rregullt dhe kategoritë e përfshira në asistencë sociale dhe kategoritë tjera të liruara, sipas ligjeve në fuqi. Në të kundërtën, kjo korporatë mundë të shndërrohet nga paditëse në të paditur”, thuhet në reagim.

KMDLNJ kërkon nga KEK të shfrytëzojë rrugën ligjore të denoncimeve dhe po ashtu kërkojmë nga gjykatat të jenë më efikase që trajtimin e rasteve të paraqitura nga KEK.


Kjo sipas tyre, do të ndihmonte që të mos dënoheshin konsumatorët që kryejnë detyrimet financiare ndaj KEK.

Shkyçjet kolektive që po aplikohen nga kompani publike janë jashtë çdo standardi të të drejtave të njeriut dhe se kompanitë publike nuk kanë asnjë justifikim ligjore për të aplikuar këtë metodë dënimi kolektiv. /Telegrafi/