Udhëheqësit e Procesit të Berlinit nga Ballkani Perëndimor dhe disa shtete anëtare të BE-së u mblodhën në Berlin për të shënuar 10 vjetorin e Procesit të Berlinit dhe për të diskutuar iniciativa kyçe që synojnë nxitjen e integrimit ekonomik, lidhshmërisë dhe qëndrueshmërisë.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Danijela Gaçeviq, drejtoresha e Përkohshme e Sekretariatit të CEFTA-s, mori pjesë në Samitin e organizuar nga Kancelari gjerman, Olaf Scholz.
“Gjatë Samitit, marrëveshjet e CEFTA-s u theksuan si një arritje historike që do të mundësojë zbatimin e suksesshëm të Planit aktual të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM)”, thuhet në njoftim.
Tutje Gaçeviq, shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë dhe pjesëmarrësve të tjerë të Procesit të Berlinit për mbështetjen e tyre në miratimin e marrëveshjeve të CEFTA-s.
Duke shpjeguar rëndësinë e tyre, ajo shtoi: “Secila nga këto marrëveshje sjell një sërë përfitimesh të prekshme për popujt dhe bizneset tona, pa të cilat mozaiku i Tregut të Përbashkët Rajonal nuk do të ishte i plotë. Por ky është vetëm fillimi. Sot, udhëheqësit ishin të qartë se duan më shumë rezultate dhe CEFTA është e vendosur t’i ofrojë ato.”
Duke u bazuar në përparimin e bërë gjatë katër viteve të fundit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan një Plan të Ri të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal për vitet 2025-2028, i cili përcakton drejtimin për përmirësimin e tregtisë, mobilitetit dhe investimeve në të gjithë rajonin dhe integrimin me Tregun e Vetëm të BE-së.
Plani i ri katërvjeçar është i ndarë në 6 shtylla, nga të cilat 3 do të zbatohen nga CEFTA: lëvizja e lirë e mallrave, lëvizja e lirë e shërbimeve dhe masat horizontale të tregtisë.
Ky Plan synon të shfrytëzojë potencialin e rajonit duke nxitur tregtinë, investimet dhe duke hapur derën për integrimin e përshpejtuar në Tregun e Vetëm të BE-së.
Përveç zgjerimit të tregtisë dhe tregut, Samiti trajtoi çështje urgjente që lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe lidhshmërinë energjetike.
Samiti përfundoi me një konferencë të përbashkët për shtyp ku morën pjesë Kancelari Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe figura të tjera kyçe, duke sinjalizuar një mbështetje të fortë të BE-së për përpjekjet e integrimit dhe bashkëpunimit të rajonit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë