LAJMI I FUNDIT:

”’Shkupi 2014′ e mbulon artin e vërtetë” (Video)

”’Shkupi 2014′ e mbulon artin e vërtetë” (Video)

Mjeshtri i punimeve të stilit të barokut, Sllobodan Filipovski për Tv 21 thotë se punimet e bëra në projektin ‘Shkupi 2014’ në stilin e barokut nuk janë origjinale dhe nuk paraqesin vepër artistike. Ai thekson se baroku origjinal ndërtohet nga gipsi, guri, mermeri dhe çimento, ndërsa ndërtesat e projektit ‘Shkupi 2014’ që vishen me barok janë vetëm me gips dhe stiropor.

“Ky material që përpunohet baroku është i mirë nga ana teknike është gjithçka në rregull, por problemi është se nuk është ndërtuar si duhet, me ndryshimin e klimës mundet të ndodhin anomali të cilët do të dëmtojnë barokun”, thotë ai.

Fjalët e tij i konfirmojnë edhe pamjet të xhiruara në qendër të qytetit.


Arkitekti nga Shkupi Afrim Shatku thotë se vlerat artistike dhe origjinale po rrënohen, dhe se sipas tij, në kuadër të “Shkupi 2014” po ndërtohen objekte nga gipsi dhe stiropori, por duke u thirrur siç thotë ai në stil artistik të njohur si barok. Sipas tij, jetëgjatësia e këtyre ndërtesave nuk mund të jetë e gjatë, dhe se për një kohë të shkurtë ato do të dëmtohen.

“Kemi postën, ku për kohën e vet që u ndërtua ishte vepër me vlera arkitektonike, në anën tjetër kemi edhe qeverinë, që edhe ajo ishte vepër e arkitektit, i cili atëkohë mori merita dhe çmime”, thotë Shatku.

Pas tërmetit të vitit 1963, 60 për qind e ndërtimeve janë realizuar nga arkitekti japonez Kenzo Tange , që në stilin e tij dominonte betoni. Kenzo zgjodhi betonin si element kryesor sepse konsideroi se Shkupi është një vend që shpeshherë preket nga tërmetet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori