Shkup: Ngecjet në negociatat me BE-në dhe zgjedhjet, efekte negative në ekonomi
Moscaktimi i datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian që imponoi dhe organizmin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ketë implikime negative ndaj ekonomisë për një periudhë të caktuar, theksojnë njohësit e çështjeve ekonomike.
Sipas tyre, moscaktimi i datës në masë të theksuar mund të rris dhe drojën e biznesmenëve për të investuar për shkak të bllokimit të realizmit të reformave në sistemin e drejtësisë si garantues i kapitalit, andaj sugjerojnë që të gjitha forcat relevante politike duhet të tejkalojnë ngërçin politik duke vendosur në plan të parë interesin e përgjithshëm të zhvillimit socio-ekonomik të vendit.
Njohësit e ekonomisë si problematike e shohin edhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për disa muaj më vonë pasi deri atëherë asnjë kompani nuk do të marrë guximin për të investuar në një periudhe me shumë paqartësi në skenën politike.
Marija Zarezankova Petkoska, eksperte e ekonomisë, për Radion Evropa e Lirë vlerëson se refuzimi i Bashkimit Evropian paraqet një handikap të madh për zhvillimin e ekonomisë, duke nënvizuar se pushteti në bashkëpunim me opozitën duhet të krijojë kushte ligjore të zbatueshme edhe në praktikë që ekonomia të fillojë të funksionojë sa më parë mbi parimet mbi të cilat zhvillohet biznesi në vendet e Bashkimit Evropian.
“Në këtë periudhë kohore të gjitha palët duhet të angazhohen për krijimin e kushteve që afaristët e Maqedonisë së Veriut të punojnë në bazë të vlerave dhe kushteve që kërkohen nga Bashkimin Evropian sepse kjo do ta vendos në lëvizje ekonominë e vendit duke i bërë sa më shpejtë prodhimet e kompanive vendore konkurruese në tregun evropian”.
“Por, shqetësuese është se zgjedhjet u caktuan pas aq shumë muajve dhe në një far forme kjo do ta vendos në gjumë dimëror ekonominë e vendit”, thotë Petkoska.
Nga ana tjetër, Alaudin Zeqiri, ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se ekonomia e vendit do të pësojë ngërç gjatë pjesës së parë të vitit dhe pas kësaj gjithçka do të varet nga ajo sa qeveria e ardhshme do të arrij të vendos theksin mbi ekonominë si prioritet.
“Duhet pas parasysh se në bazë të Marrëveshjes së Përzhinos 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të kemi qeveri teknike dhe zakonisht investimet kapitale bllokohen, sepse në atë periudhë nuk mund të ndërmerret ndonjë hap më serioz, sa i përket rritjes ekonomike”.
“Nëse gjashtëmujori i parë i vitit 2020 do të ishte me një ngërç ekonomik për shkak të zgjedhjeve, periudha pas kësaj do të mund ta balanconte situatën pa lënë ndonjë implikim serioz në këtë çështje, nëse qeveria e ardhshme i kushtohet ekonomisë”, thotë Zeqiri.
Përderisa nga Lidhja e Odave Ekonomike theksojnë se përballja e vendit me cikle të vazhdueshme zgjedhore ngufat në masë të madhe investimet kapitale, përderisa moscaktimi i datës ka shuar shpresat se reformimi i sistemit gjyqësor do t’u jap fund aferave korruptive.
“Ciklet e vazhdueshme zgjedhore, patjetër që kanë një ndikim të madh në ekonomi, si dhe në biznes si shtytës të ekonomisë. Si rrjedhojë e zgjedhjeve të vazhdueshme të cilat përsëriten çdo vit, së fundmi ishin ato presidenciale, pak më herët lokalet, edhe më parë parlamentaret, përfundimisht ciklet e vazhdueshme zgjedhore janë pengesë për ekonominë, që të jetë në gjendje të lëvizë më shpejt drejt investimeve dhe rritjes ekonomike që e kemi përshkruar”, ka theksuar Arsovska.
Njohësit e çështjeve ekonomike theksojnë se në asnjë mënyrë bllokimi i procesit të integrimeve si rrjedhojë e moscaktimit të datës për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian nuk duhet të ngadalësojë realizmin e reformave strukturore, sepse kjo, siç nënvizojnë, do të paraqiste një goditje shumë të fuqishme për ekonominë e vendit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj