LAJMI I FUNDIT:

Shkup, Franca ashpërson qëndrimin për datën e negociatave me BE-në

Shkup, Franca ashpërson qëndrimin për datën e negociatave me BE-në

Analistët politikë në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë se problemet në administratën shtetërore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me korrupsionin si dhe reformat që kanë të bëjnë me sundimin e drejtësisë, nuk duhet neglizhuar, sepse këto segmente mund të paraqesin pengesa për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkim Evropian.

Këto komente vijnë pas qëndrimit të prerë të diplomatëve të huaj të akredituar në Maqedoninë e Veriut se caktimi i datës për fillimin e bisedimeve në tetor do të varet edhe nga procedimi i rezultateve për çlirimin e administratës nga politika dhe sundimi i drejtësisë.

Ambasadori i Francës në Shkup, Christian Thimonier, të hënën në një konferencë ku është diskutuar reformimi i administratës shtetërore, ka theksuar se Maqedonia e Veriut duhet të punojë me përkushtim në realizmin e reformave thelbësore dhe sa më shpejtë të përballet me korrupsionin që sipas ambasadorit francez është mëse i dukshëm në administratë.


Ndërkohë Ambasadori i Holandës në Shkup, William Plomp, të martën tha se sundimi i ligjit dhe në veçanti llogaridhënia janë çështje shumë të rëndësishme për shtetin të cilin e përfaqëson, kur është në pyetje integrimi i Maqedonisë së Veriut si shtet në Bashkimin Evropian.

Denko Malevski, ish diplomat, i cili aktualisht është këshilltar për marrëdhënie ndërkombëtare në kabinetin e presidentit të shtetit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se deklarata e ambasadorit francez ka për qëllim të kthjellojë autoritetet shtetërore në vend rreth qëndrimit të Francës si një nga shtetet kryesore të Bashkimit Evropian se pa përmbushjen e detyrimeve, përkatësisht rezultateve në administratë, luftën kundër korrupsionit dhe jetësimit në praktikë të ligjeve që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë në caktimin e datës për fillimin e bisedimeve në tetor.

“Shpresat tek popullata nuk duhet të ngriten aq lartë nga ana e zyrtarëve të vendit që pas kësaj qytetarët bllokadën eventuale ta përjetojnë shumë vështirë. Porosia e ambasadorit ishte shumë e qartë se autoritetet përgjegjëse duhet të përkushtohen në eliminimin e defekteve në demokracinë tonë dhe më pas të presim caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE”.

“Kjo porosi duket paksa më e ashpër sepse vjen nga një shtet që mban qëndrim më rigoroz sa i përket zgjerimit të BE-së kundrejt shteteve të tjera anëtarë”, thotë Malevski.

Por, Blerta Ahmedi Arifi, ligjëruese në Fakultetin Juridik në kuadër të Universitetit të Evropës juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë, thotë se Brukseli tani më nuk do ta sheh Maqedoninë e Veriut përmes gishtërinjve ashtu siç ka vepruar më parë në raport me përmbushjen e detyrimeve saktë të definuar si vërejtje edhe në raportin e Komisionit Evropian

“Unë vlerësoj se Republika e Maqedonisë së Veriut sa më afër është drejtë aderimit në Bashkimin Evropian, aq më të drejtpërdrejtë do të jenë dhe sugjerimet, por edhe kritikat lidhur me evitimin e fenomeneve degraduese në shoqërinë tonë, siç është çështja e korrupsionit, krimit të organizuar”.

“Në Maqedoninë e Veriut të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se pa plotësimin e standardeve nuk ka anëtarësim dhe status të barabartë të vendit me shtetet e tjera anëtare të familjes evropiane”.

“Deklarata të drejtpërdrejta në të ardhmen do të kemi edhe nga përfaqësuesit që drejtojnë Bashkimin Evropian dhe jo vetëm nga ambasadorët e akredituar në vendin tonë, dhe këto porosi duhet pranuar në kontekstin pozitiv”, thotë Blerta Ahmedi Arifi./Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori