LAJMI I FUNDIT:

“Shkrimtarët e Shekullit” (Video)

“Shkrimtarët e Shekullit” (Video)

Pas promovimit në Tiranë gjatë pranverës, pas takimeve me studentët e Prishtinës e Mitrovicës, gazetarja Rudina Xhunga e promovon librin e saj edhe në Plavë e Guci.

Në Pallatin e Kulturës të Gucisë ishin studentë, mësues dhe banorë të zonës për të marrë librin e ri dhe për të ndarë shqetësimet për mungesën e librave shqip në bibliotekat e Plavës dhe rrethinave.

Në këtë promovim të librit “Shkrimtarët e Shekullit” ishte i ftuar edhe akademiku i njohur Rexhep Qosja.


“Ju rekomandoj ta lexoni këtë libër pasi do të mësoni shumë dhe do të kuptoni botën e sotme politike, kulturore, shoqërore më mirë seç e kemi kuptuar deri më sot”, theksoi Rexhep Qosja.

Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit e Plavës dhe Gucisë kërkuan nga Shqipëria praninë e teksteve shqip, sidomos në lëndën e historisë. /TCH/