Rusia hodhi në erë spitalin kryesor të fëmijëve në Kiev, me një raketë që shpërtheu në mes të ditës të hënën dhe lëshoi raketa në qytete të tjera anembanë Ukrainës, duke vrarë të paktën 41 civilë në valën më vdekjeprurëse të sulmeve ajrore prej muajsh.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u ndal në Poloni përpara se të nisej për në Uashington për një samit të NATO-s, tha se numri i të vdekurve ishte 37, duke përfshirë tre fëmijë. Më shumë se 170 u plagosën.
Por numri i viktimave nga vendet e sulmeve në rajone të ndryshme arriti në të paktën 41, transmeton Telegrafi.
Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, Zelensky tha se më shumë se 100 ndërtesa ishin dëmtuar, duke përfshirë spitalin e fëmijëve, një qendër materniteti në Kiev, çerdhet e fëmijëve, një qendër biznesi dhe shtëpi.
“Terroristët rusë duhet të përgjigjen për këtë. Të jesh i shqetësuar nuk ndalon terrorin. Ngushëllimet nuk janë armë”, tha ai.
Ministria e Brendshme tha se ka pasur dëme edhe në qytetet qendrore të Kryvyi Rih dhe Dnipro dhe dy qytete lindore.
Qeveria shpalli ditë zie të martën për një nga sulmet më të këqija ajrore të luftës, për të cilën tha se demonstronte se Ukraina kishte nevojë urgjente për një përmirësim të mbrojtjes ajrore nga aleatët e saj perëndimorë.
Mbrojtja ajrore rrëzoi 30 nga 38 raketa, tha forcat ajrore. Një video në internet e siguruar nga Reuters tregonte një raketë që binte drejt spitalit të fëmijëve, e ndjekur nga një shpërthim i madh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi