Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Faik Konica” në Prishtinë ka dalë me një njoftim pas raportimit për abuzim seksual ndaj nxënëses së klasës së parë të kësaj shkolle.
Drejtoria e Shkollës, Këshilli i Prindërve dhe Këshilli Drejtues i Shkollës, përmes një reagimi në Facebook, kanë bërë të ditur se drejtoria e kësaj shkolle ka ndërmarrë të gjitha masat si brenda edhe jashtë shkollës, duke njoftuar prindërit e të dy palëve, Policinë e Komunitetit, Qendrën për Punë Sociale dhe organe të tjera kompetente, dhe të gjithë personat që kanë mundur të preken në mënyrë indirekte nga rasti.
“Ne si Drejtori e Shkollës, Këshill i Prindërve dhe Këshill Drejtues distancohemi nga të gjitha raportimet e pavërteta dhe linqime të fëmijëve, si dhe bëjmë ftesë nga të gjithë prindërit dhe më gjerë, që të përmbahen nga komentet që mund të rëndojnë gjendjen e fëmijëve”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Faik Konica” në Prishtinë:
“Reagim i Drejtorisë së Shkollës, Këshillit të Prindërve dhe Këshillit Drejtues të Shkollës.
Sot në takim me menaxhmentin e shkollës, prindërit e klasave të ndryshme, anëtarët e Këshillit të Prindërve, Këshillin Drejtues dhe Drejtorinë e Shkollës kemi diskutuar në detaje për rastin që ka ndodhur në oborrin e shkollës në ditë fundjave/vikendi.
Fillimisht duam të ju konfirmojmë se Drejtoria e Shkollës, që nga pranimi i videos (dt. 24 prill) nga burime të paidentifikuara për rastin në fjalë, ka ndërmarrë të gjitha masat si brenda edhe jashtë shkollës, duke njoftuar prindërit e të dy palëve, Policinë e Komunitetit, Qendrën për Punë Sociale dhe organe të tjera kompetente, dhe të gjithë personat që kanë mundur të preken në mënyrë indirekte nga rasti.
Jemi njoftuar se të gjitha këto institucione janë marrë me rastin prej momentit të njoftimit (dt. 24 prill), dhe të njëjtët kanë udhëzuar Drejtorinë që rasti të mbahet në konfidencialitet të plotë në mënyrë që të ruhet mirëqenia e fëmijëve. Përtej kësaj, jemi njoftuar se rasti është trajtuar dhe është duke u trajtuar edhe nga psikologu i shkollës dhe një psikolog i jashtëm.
Ne si Drejtori e Shkollës, Këshill i Prindërve dhe Këshill Drejtues distancohemi nga të gjitha raportimet e pavërteta dhe linqime të fëmijëve, si dhe bëjmë ftesë nga të gjithë prindërit dhe më gjerë, që të përmbahen nga komentet që mund të rëndojnë gjendjen e fëmijëve.
Kërkojmë nga institucionet e rendit të ndërmarrin veprime ndaj të gjitha atyre që paraqesin rrezik ndaj fëmijëve, si përmes shpërndarjes se inqizimit/videos, ashtu dhe përmes abuzimit verbal.
Gjithashtu, lusim që të gjithë prindërit dhe nxënësit e shkollës, të keni bashkëpunim me kryetarët e klasave, Drejtorinë e Shkollës, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin Drejtues për trajtimin e rastit në mënyrë që fëmijët të mos ndihen të pasigurtë, prindërit të kuptojnë që rasti është trajtuar në detaje dhe mosdiskutimi i rastit në publik është bërë me qëllim të ruajtes së gjendjes fizike e mendore të fëmijëve, sipas udhëzimeve të pranuara dhe nga policia, dhe jo heshtja siç është aluduar në media.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme në të mirë të fëmijëve tanë.
Drejtoria e Shkollës, Këshilli i Prindërve dhe Këshilli Drejtues i Shkollës”, thuhet në reagim.
Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sot pas raportimit në media për një rast të abuzimit seksual ndaj një nxënseje të mitur në një shkollë të Prishtinës.
Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se pas shpërndarjes së videos, udhëheqësia e shkollës në Prishtinë ka njoftuar Këshillin drejtues të shkollës, Këshillin e Prindërve, Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë e Komunitetit.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nesër (e hënë) në orën 12:00 do të mbajë protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Protesta do të mbahet pas raportimit të një rasti të sulmit seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.
Edhe Policia e Kosovës ka reaguar dje pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.
Në njoftimin e Policisë thuhet se nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës