LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti reagon lidhur me rastin e abuzimit seksual të miturës në një shkollë të Prishtinës

Shpend Ahmeti reagon lidhur me rastin e abuzimit seksual të miturës në një shkollë të Prishtinës
Shpend Ahmeti (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimit në media për një rast të abuzimit seksual ndaj një nxënseje të mitur në një shkollë të Prishtinës.

Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se pas shpërndarjes së videos, udhëheqësia e shkollës në Prishtinë ka njoftuar Këshillin drejtues të shkollës, Këshillin e Prindërve, Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë e Komunitetit.


“Lajmi është publikuar me 15 maj por ka ndodh me 24 prill. Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave tê shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njëri prej personave të paraqitur është në shkollë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Për rastin e incidentit te shkolla Faik Konica të publikuar në portale!

Lajmi është publikuar me 15 Maj por ka ndodh me 24 Prill. Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave tê shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njëri prej personave të paraqitur është në shkollë.

Megjithatë, shkolla Faik Konica e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njejte. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike!

Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.

Videoja është dërguar anonimisht! Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çeshtja është më shumë për Policinë dhe Qendren për Punë Sociale. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë femijë dhe kanë nevoj për ndihmë psikologjike.

Shkolla dhe Drejtoria kanë vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje me rastin janë ndërmarrë brenda tri ditëve prej pranimit të videos. Pra prej 24-27 Prill! Falenderoj edhe udhëheqësinë e Shkolles edhe Drejtorine e Arsimit ne krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm” (si), ka shkruar Ahmeti.

Policia deklarohet për rastin e abuzimit seksual nga të miturit në oborr të shkollës në Prishtinë
Lexo po ashtu Policia deklarohet për rastin e abuzimit seksual nga të miturit në oborr të shkollës në Prishtinë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nesër (e hënë) në orën 12:00 do të mbajë protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Protesta do të mbahet pas raportimit të një rasti të sulmit seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.

Edhe Policia e Kosovës ka reaguardje  pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori