LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija vazhdon me paraqitje të mira në Evropë, mposht HJK Helsinkin (Video)

Shkëndija vazhdon me paraqitje të mira në Evropë, mposht HJK Helsinkin (Video)

Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija ka fituar ndeshjen e parë ndaj HJK Helsinkit me rezultat 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për para-kualifikueset për grupet e Ligës së Evropës.

Shkëndija ka vazhduar me paraqitje të mira në Evropë, duke mbrojtur nderin e ekipeve shqiptare, pasi ka fituar me rezultat të thellë 3-1 ndaj ekipit finlandez, falë tri golave të sulmuesit Besart Ibrahimi.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, dhe ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 35 me anë të sulmuesit Ousman Jalloë.


Megjithatë, ishte Ibrahimi, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar në minutën e 45 për 1-1 dhe duke i dërguar me barazim skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, ishin vetëm vendasit nga Tetova, atë të cilët diktuan tempin e ndeshjes, ku edhe shënuan dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i epërsisë 2-1 erdhi në minutën e 59, ku Ibraimi shënoi nga afërsia pas asistimit të Ferhan Hasanit, ndërsa sulmuesi shqiptar kompletoi het-trikun me golin e shënuar në minutën e 63 nga penalltia për të vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar 3-1.

Kjo fitore është e madhe për Shkëndijën para ndeshjes së kthimit, e cila zhvillohet një javë në vonë në kryeqytetin e Finlandës. /Telegrafi/