LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohen edhe dy murale kushtuar kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Shkatërrohen edhe dy murale kushtuar kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Dy murale të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq dhe një mbishkrim që e lavdëron atë u shkatërruan sot në Beograd.

Fotot e muraleve të shkatërruara janë publikuar në llogarinë në Twitter të portalit Pesçanik. Në njërën prej tyre shkruhet “Kriminel”. Boja ka dëmtuar mbishkrimin në objekt “Bulevardi Ratko Mladiq”.

Mesazhi i përbashkët i atyre që qëndrojnë pas këtij akti është se “Nuk mund t’i shpëtosh të gjithë”. Muralet e përmendura, përkatësisht mbishkrimi, ndodhen në komunat e Beogradit, Beogradi i Ri dhe Rakovica, raporton klix.ba.


Kujtojmë se më 9 nëntor, me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Fashizmit dhe Antifashizmit, një pjesë e qytetarëve tentuan të shkatërrojnë muralin e kriminelit Mlladiq në rrugën Njegosheva në Beograd. Aktivistët Aida Çoroviq dhe Jelena Açimoviq u përpoqën ta shkatërronin këtë murale dhe u arrestuan.

Një numër i madh i policëve penguan shkatërrimin e muralit atë ditë. Autoritetet përmendën pamundësinë e konfliktit mes atyre që duan të shkatërrojnë muralin dhe atyre që nuk janë dakord me të, nacionalistëve, si shkak të angazhimit të policisë.

Aktivistja serbe që gjuajti me vezë muralin e Mlladiqit: Më kanë tërhequr zvarrë dhe goditur
Lexo po ashtu Aktivistja serbe që gjuajti me vezë muralin e Mlladiqit: Më kanë tërhequr zvarrë dhe goditur

Nga ana tjetër, disa besojnë se qeveria në fakt e mbrojti vetë muralin. Një anëtar i Partisë Social Demokratike (SDP), Gjorgje Zujoviq, shkatërroi muralin një ditë më pas.

Ka murale dhe ikonografi të tjera në të gjithë Serbinë dhe Republikën Serbe që lavdërojnë kriminelët e luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

Evropa
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Amerika
Kalo në kategori