Shkrirja e menjëhershme borës dhe reshjet e shiut, kanë shkaktuar ngritjen e nivelit të ujit dhe daljen nga shtrati të lumenjve dhe përroskave, duke shkaktuar vërshime në disa lokalitete të Komunës së Podujevës. Derisa të dielën ka rënë niveli i ujit në të gjithë lumenjtë, për shkak të shkarkimit të madh të ujit nga Liqeni i Batllavës, është ngritur niveli i lumit Batllava, i cila ka shkaktuar vërshime në disa fshatra.
Vërshimet e shkaktuara gjatë ditës së shtunë, si pasojë e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut kanë bërë uji të depërtojë edhe në oborre dhe shtëpi në një lagje periferike të qytetit dhe në disa fshatra.
Në njoftimin nga Komuna e Podujevës thuhet se pavarësisht vëllimit të madh të ujit, që ka shkaktuar daljen e lumenjve dhe përroskave nga shtretërit, gjatë fundjavës, nuk ka asnjë lokalitet apo lagje të bllokuar në komunën e Podujevës.
Ekipi komunal i emergjencave, në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kompania e kontraktuar për intervenim me mekanizëm, gjatë gjithë kohës janë në teren për të intervenuar në zhbllokimin e shtretërve të lumenjve, evitimin e dëmeve dhe evakuimin eventual të qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me ekipin e emergjencave, dje dhe sot ka vizituar zonat e prekura nga vërshimet.
Veliu me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve nga zonat e prekura nga vërshimet të bashkëpunojnë me ekipet komunale dhe të kontribuojnë që bashkërisht ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dëme.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, thotë se gjatë vizitës në teren të dielën është vërejtur se ka rënë niveli i ujit në të gjithë lumenjtë, përveç në lumin që rrjedh nga Liqeni i Batllavës, ku ka ngritje të nivelit si pasojë e shkarkimit të ujit nga liqeni.
Si pasojë e ngritjes së nivelit në këtë lumë uji ka depërtuar në oborrin e shkollës së këtij fshati dhe ka shkaktuar vërshime në fshatrat Batllavë, Gërdoc dhe Bellopojë.
Gjatë ditës së shtunë ekipi komunal i emergjencave bashkë me kompaninë e kontraktuar ka intervenuar në disa raste në zhbllokimin e rrjedhave të lumenjve, veçmas te urat.
Vërshimet kanë shkaktuar probleme më të mëdha për banorët e lagjes “Tovërlani” në hyrje të qytetit, Sveçël, Balloc, Shtedim dhe fshatra të tjera përgjatë rrjedhave të lumenjve.
Në dy raste ekipi i emergjencave ka bërë evakuim të përkohshëm të dy familjeve, si masë preventive.
Banorët e qytetit dhe të fshatrave të komunës ë Podujevës të dielën po përballen edhe me reduktime të ujit të pijshëm, për shkak të kufizimit të kapaciteteve përpunuese të ujit të pijshëm në Fabrikën e Ujit në Shajkoc, si pasojë e ndotjes së ujit të Liqenit të Batllavës.
Bashkë me ekipin komunal të emergjencave është edhe komisioni që po bën vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze