LAJMI I FUNDIT:

Shitet heroina “Obama”

Shitet heroina “Obama”

Policia në New York supozohet të ketë arrestuar pesë persona të dyshuar se në rrugët e këtij qyteti të kenë shitur heroin nën brendin "Obama".

Fotografitë të cilat i ka publikuar policia tregojnë se në qeset e letrës në të cilat gjendet heroina është shtypur mbiemri i presidentit të porsazgjedhur amerikan, Barack Obama. Kjo heroinë me brendin "Obama" supozohet se po shitet rrugëve të New Yorkut.

Nuk është e pazakontë që shpërndarësit e drogave të shënjojnë qeset e drogës me emrat e personave të shquar për të theksuar se bëhet fjalë për drogë të kualitetit të lartë. Kështu në rrugët amerikane deri më tani janë paraqitur heroina Bin Laden, ekstaza Harry Potter dhe kokaina Telletubies.