LAJMI I FUNDIT:

Shikoni si spanjollët ndërtojnë kulla prej njerëzve

Shikoni si spanjollët ndërtojnë kulla prej njerëzve

Duket se spanjollët nuk mund ta paramendojnë një festë e cila nuk përfshin një formë të thyerjes së kockave. Kur nuk ngopen me vrapimin dhe luftën e demave, banorët e Tarragonas çdo vit mblidhen për të garuar se kush do të ngrejë kullën më të madhe dhe më të bukur nga trupat njerëzor.

Në festën e pazakontë me prejardhje nga vendi Valls afër Tarragonës në Kataloni mblidhen shumë njerëz që formojnë ekipin ‘casteller’, duke u ngjitur njëri mbi tjetrin deri sa nuk e ngrenë një kullë.

Kjo garë kërkon guxim të madh por edhe baraspeshë dhe fuqi. Edhe pse ky lloj argëtimi është i popullarizuar në Spanjë, ‘castellerët’ më të njohur janë ata nga Tarragona. /Telegrafi/