SHIK-u s’ishte KGB?!
Në shoqëritë demokratike nuk ka temë që kualifikohet si e paprekshme, e patrajtuar, ndonëse sado alergjike “ajo preket”, madje sado e ndjeshme që të jetë, ajo trajtohet, analizohet dhe arrihet në konkluzione shkencore. Megjithatë disa syresh brenda mentalitetit të botëkuptimeve ballkanike mbeten akoma larg një mundësie të tillë, jo për faktin e mos lirisë së shprehjes, por mos njohurisë së problematikës, e sidomos kur temat përplasen brenda shqiptarëve si duket nuk vlen ky rregull. Sikur pandashëm janë të prirë që edhe pse disa tema për nga natyra janë specifike mbetën thuajse, ose të pa njohura për publikun, ose keqinformohet publiku apo qëllimisht paragjykohet.
Efektet e një propagande të baraspeshimit të një fenomeni ineksistent; kur “një situatë e tillë trajtohet me efekte të ngjashme me një tjetër”, ka të ngjarë të mos jetë reale për shumë arsyeje përveçse politike dhe që kjo e fundit, e konfliktit politiko – ideologjik të shfaqur për tu mos u shuar lehtë apo të mbetet gjithnjë mistike dhe e pa argumentuar.
SHIK-u sikur KGB-ja ishte personifikimi i krahasimit nga deklarata aspak të matura, asimetrike që vije si rezultat i logjikës ideologjike për të qenë të tillë. Zakonisht komperacionet politike, të tilla bëhen nga një situatë mendore me nuanca të padijes, një këndvështrim analogjik i pavetëllogaritshëm për peshën e fjalës me konstatime përmbyllëse të paargumentuara dhe alogjike.
Ish – Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK-u), i cili ishte krijuar vullnetshëm brenda lëvizjes çlirimtare, si rezultat i domosdoshmërisë së kohës në fazat e para dhe pas çlirimit, për të përmbushur aspekte të inteligjencës për nevojat e “zgjuara politike” në përpjekjet për çlirim dhe shtetkrijim të Kosovës, dhe pa dyshim se etiketimet e fundit nuk qëndrojë.
Përpjekjet e një propagande të ditëve të fundit të personifikimit të SHIK-ut si organizatë kriminale e ngjashme me KGB –në, fjalori i secilit përmbante elemente alogjike dhe s’kishte aspak përmbajtje kronologjike, tipike amorale, shprehimisht jo profesionale, rrjedhimisht një përpjekje populiste në tentativë për injorim dhe të tentimit të degradimit të figurës kryesore të ish SHIK-ut, nuk solli gjë të re edhe pse po tentohet të injorohet plotësisht. Meqë akuzuesi është kryesues i komisionit për inteligjencë në Kuvendin e Kosovës nuk mund të pretendoj se mund të dijë dhe të plasoj informacione të pa verifikuara. Madje ai nga ky pozicion i ndjeshëm parlamentarë të sigurisë dhe inteligjencës me këto qëndrime akoma më shumë bëhet i padenjë dhe i pabesuar profesionalisht për të qenë i drejtues për këtë komision parlamentarë.
Paragjykimet e tilla vinë si rezultat i mosnjohjes faktike, si duket efektivisht të argumenteve të punës shtetndërtuese, të partneritetit profesional, të kooperimit institucional të kohës, të bashkërendimit të veprimeve brenda dhe jashtë të inteligjencës së kohës së SHIK-ut. Ndonëse vija e komunikimit u shndërrua në domosdoshmëri dhe pjekuri politike shtetformuese për peshën e kauzës si rezultat i korrelacionit, vijimit, kohëzgjatjes dhe përfundimit të kondicionit të saj që arriti të tejkaloj përmasat e çdo përballje, mbizotërimin e suksesshëm të misionit, aspekteve inteligjente produktive dhe shumëfish më të lartë nga ato lloj njohjesh, në ruajtjen e kofidencialitetit në ato nivele të analizës së informacioneve që determinuan eksaktësisht arritje dhe qëllimet e emancipimit profesional ku shkëputur nga e kaluara, ligjërisht sot zbatohet veprimtaria e shërbimeve të inteligjencës.
Analiza e problemit duhet të vë theksin, të thellohet në një studim gjithëpërfshirës që për një dekadë përshkojë shoqërinë tonë të traumatizuar të pasluftës me shumë pyetje dhe paragjykime se kush ishe SHIK-u, ç’bëri kjo organizatë Informative që nga krijimi e deri te shuarja publike e saj pas krijimit të Institucionit shtetërorë si derivat i kushtetutës së Republikës së Kosovës që krijoj me ligj Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë – AKI.
Çfarë do që të dilet nga kjo analizë e thellë sikur të bëhet ndonjëherë dhe që duhet të bëhet si dëshmi autentike e përshkrimit, konkluzionet e saj doemos do të duhej të nxirrnin në pah fusha mjaftë interesante të shtrirjes përgjatë vijave të influencës, të logjikës së inteligjencës, të përthyerjeve të rrugëtimit, të parimit të bashkëkoperimit brenda rrethit veprues dhe jashtë saj, por edhe për aspekte tjera vepruese, e sidomos ajo pjesë drithëruese që pretendohet që ka ndodhur, e që do të mund të faktoheshin për ta ulur nivelin e paragjykimit dhe për t’i dhënë të drejtë drejtësisë dhe gjykimit.
Qasja e sotme e politikave të caktuara për të identifikuar ekzistencën e SHIK-ut, se akoma kjo organizatë është aktive dhe sipas tyre në aksione të përditshme në rrugë operative për fuqizimin e rolit, sidomos të drejtuesit të saj për ardhje në “krye të politikës kosovare”, nga prizmi i im më duket si masë inekzistente dhe veprime ireale.
Kohëve të fundit lideri i Vetëvendosjes është vënë përpara sfidave të mëdha të të qenit i vërteti në mesin e tij apo veprimet e palës së kundërt që e vlerëson si manipulator dhe të tentimit të baraspeshimit të konstatimeve që përveç mos rezultatit faktik të elegancës dhe moralit politik brenda tyre, polarizimi i logjikës së injorimit dhe etiketimit, madje të gjykimit politik dhe publik që iu bë punës së mëparshme që rrjedhimisht kishte ushtruar aktivitet të koordinuar me institucionet vetëqeverisëse dhe natyrshëm me partinë kryesore sot në pushtet PDK-në, nga e cila edhe krijimi, por edhe shuarja, në fakt për kohën ishte “politikë e mençur”.
Përplasjet e fundit në tension dhe vokabulari i deklaratave se agjentët e SHIK-ut t’i krahasoj me KGB-në ruse dhe ish drejtuesin e saj mbetet të shihet në vijim në garën e pamoralshme të pretendimeve për t’i thurur dosje apo argumentuar njëra, palës tjetër. Përfundimisht do të na duhet edhe një kohë e gjatë e krijimit të kulturës së qytetarisë për ta kuptuar se ka kaluar koha e bërjes së ultimatumeve, sikurse e logjikës së inateve foshnjore, por secili duke kuptuar rolin dhe detyrimet qytetare nga palët në “konflikt mediatik” që në çdo lloj situate të tillë të kemi adresën e gjykatës për drejtësi dhe jo të foltoreve partiake për akuza dhe mbajtjen e publikut në konfuzion dhe tension të pa nevojshëm.
(Autori ka diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Aktualisht është duke përfunduar studimet pasdiplomike të magjistraturës në Shkencat Politike, në UEJL)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?