LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzimi i hapësirave publike në Prishtinë: Gjobë ose konfiskim të inventarit nëse nuk paguhen tarifat

Shfrytëzimi i hapësirave publike në Prishtinë: Gjobë ose konfiskim të inventarit nëse nuk paguhen tarifat

Komuna e Prishtinës bën të ditur se sipas vendimit 031-104702 të datës 24 prill 2016, Kryetari i Komunës ka caktuar komisionin për evidentimin e shfrytëzuesve të hapësirave publike para objekteve afariste-hoteliere.

Po sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, detyra të këtij komisioni kanë qenë mbledhja e të gjitha të dhënave të domosdoshme dhe bërja e matjeve, kalkulimeve-faturimeve dhe dhënies së pëlqimeve për shfrytëzuesit që i plotësojnë kriteret e parapara sipas Rregullores me nr. 110-157481.

“Komisioni përkatës tashmë i ka kryer detyrat e lartcekura, dhe secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale”, thuhet në njoftim.


Andaj, Drejtoria e Inspekcionit i bën thirrje të gjitha bizneseve që t’i kryejnë obligimet ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike.

“Në të kundërtën, nga data 15 gusht 2015, do të fillojnë inspektimet në terren, dhe në secilin rast ku nuk është bërë pagesa e tarifave nga shfrytëzuesit, do të shqiptohen gjobat si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjendet në hapësirë publike”, përfundohet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori