LAJMI I FUNDIT:

Shfaqja “Mësimi” në skenën teatrore të Napolit

Shfaqja “Mësimi” në skenën teatrore të Napolit

Një muaj pas paraqitjes në Teatrin “Cantieri Teatrali Koreja” në Lecce të Italisë, shfaqja “Mësimi” e regjisorit Bekim Lumi, në interpretim të aktorëve Astrit Kabashi e Adriana Matoshi, sot udhëton drejt Napolit, ku në Teatrin Galleria Toledo, i cili e ka blerë këtë shfaqje, më 12, 13, 14 dhe 15 mars do t’i ketë katër repriza.

Galleria Toledo njihet si një nga stacionet e rëndësishme teatrore ndërkombëtare, në të cilin me shfaqjet e tyre janë paraqitur emra të njohur të artit skenik botëror, midis të cilëve edhe regjisori i shquar Peter Brook.

Ngjashëm me Lecce-n, udhëtimi drejt Napolit është rezultat i pjesëmarrjes së shfaqjes “Mësimi” në Festivalin Ndërkombëtar “Incontri Teatrali” në Lugano të Zvicrës në prill të vitit 2008, ku kjo shfaqje, bashkë me shfaqje të tjera zvicerane e italiane, është paraqitur para producentëve dhe menaxherëve nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë paraqitjes së saj në Lecce, shfaqja “Mësimi” është mirëpritur me duartrokitje dhe ovacione nga publiku italian, ndërkohë që ajo, gjithashtu, ka tërhequr edhe vëmendjen e disa web faqeve dhe mediave të shumta të shkruara italiane, të tilla si: Corriere Della Sera, La Republica, Il Paese Nuovo, Corriere del Mezzogiorno, La Gazzeta del Mezzogiorno.


Shfaqja “Mësimi” është krijuar në shkurt të vitit 2002 në Teatrin “Dodona”. Nga kritika teatrore vendore kjo shfaqje është vlerësuar si një nga shfaqjet më të mira në Kosovën e pasluftës. Ajo, gjithashtu, është vlerësuar me tone të larta edhe nga kritika teatrore zvicerane.

Në tetor të vitit 2006, në një konkurrencë të fuqishme ndërkombëtare, në Festival Internazionale del Teatro, në Lugano të Zvicrës, shfaqja “Mësimi” është nderuar me Çmimin “Shfaqja më e Mirë”, ndërkohë që deri tash ajo është prezantuar edhe në disa festivale tjera me karakter ndërkombëtar në Francë dhe në Greqi.

Përndryshe, regjisori Bekim Lumi, i cili me poetikën e shfaqjeve të tij njihet si një artist minimalist, studimet për regji teatri i ka ndjekur dhe mbaruar në vitet 1992 – 1996 në Fakultetin e Artit Skenik (klasa e Agim Qirjaqit), në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë. Ai është autor i disa shfaqjeve të realizuara në Teatrin “Dodona” dhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në prill të këtij viti shfaqja e tij “Çifti Martin” do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Teatror “Incontri Teatrali” në Lugano të Zvicrës. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

KLAN

KLAN

Poezi
“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

ODE MAÇOKUT

ODE MAÇOKUT

Poezi
Atlasi i dialekteve

Atlasi i dialekteve

Kalo në kategori