Shqiptarët u zgjuan të hënën e kësaj jave me lajmin se ishin zbuluar dy raste të qytetarëve të prekur nga Coronavirus diçka që duket se ka shkaktuar panik. Skenat që më herët u panë në supermarketet e Itlaisë, Anglisë e në një sërë vendesh të tjera evropiane u përsëritën edhe këtu me radhë të gjata fillimisht nëpër supermarkete në orët e paradites, teksa fluksi ka rënë në orët e darkës por sërish nuk ishte jo normale.
Elona Hametaj, drejtore ekzekutive e rrjetit të supermarketeve Spar Albania, tha për Monitor se ka pasur rritje me 300 për qind të shitjeve, atipike kjo për ditën e parë të javës dhe jo vetëm në pikat e integruara brenda lagjeve por edhe në hipermarketet pranë qendrave tregtare. Ajo vuri theksin në faktin që nuk ka vend për panik dhe se janë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë situatë.
“Në rrjetin e supermarketeve tona kemi pasur një rritje të shitjeve me 300 për qind këtë të hënë. Duam të theksojmë se nuk do të ketë ndryshim të çmimeve, nuk do të ketë mbyllje të dyqaneve dhe nuk mungon asnjë produkt ndaj njerëzit duhet të qetësohen. Janë marrë të gjitha masat për këtë situatë, pasi u pa më herët ajo që ndodhi me vende të tjera” nënvizoi Hametaj.
Blerjet nën panik të këtyre ditëve i ngjajnë të njëjtave blerje në volume si ato që ndodhin në festat e fundvitit, të paktën kështu e përshkruan ajo situatën e krijuar këto ditë.
Faturat mesatare të blerjeve kanë qenë mbi atë të zakonshmen për një pjesë të mirë të individëve teksa fokusi ka qenë tek blerja e miellit, makaronave, vajit, sheqerit, ujit dhe detergjenteve.
Të njëjtën situatë raportuan edhe nga rrjeti i supermarketeve “Big Market” ku sërish blerjet kanë qenë të fokusuara tek produktet bazike.
Tregu agroushqimor, “fluturojnë” portokallet
Një nga vëmendjet e vazhdueshme që kanë vënë këto ditë mjekët për kujdesin ka qenë ajo e konsumit të vitaminës C.
E duket se nën panik përpos supermarketeve rritje të kërkesës ka pasur të hënën edhe në tregun Agroushqimor të Tiranës që ndodhet në krah të autostradës Tiranë-Durrës pak më poshtë se mbikalimi i Casa Italia.
Tregtarët e pyetur nga Monitor thanë se ka pasur një rritje të shitjeve që ishte e ngjashme me një ditë të shtunë të paktën për blerjet e qytetarëve dhe jo furnizim shumice ndërsa agrumet e kryesisht portokalli është blerë jo më me kilogram por me arka.
Rritje të shitjeve ka pasur edhe për fruta-perimet e tjera apo zarzavatet.
Ndalesa e radhës nëpër farmaci
Edhe farmacitë e kryeqytetit kanë raportuar rritje të kërkesës të hënën për vitamin C, alkool si dhe mjekime të tjera që merren në rastet e gripeve normalë. Ndër të tjera duket se qytetarët kanë kërkuar të marrin masa për medikamente mbi dhimbje koke, apo qetësues të lehtë. Më herët kërkesat ishin të larta për maska një kërkesë që ende mbetet.
Nën këtë situatë farmacistët e pyetur nga Monitor shpjeguan se qytetarëve iu është rekomanduar që nëse kanë shqetësime të mos paraqiten pranë farmacive apo të vetëmjekohen por të komunikojnë me numrin e urgjencës apo të paraqiten pranë qendrave shëndetësore ku mund të marrin ndihmë dhe mendim të specializuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania