LAJMI I FUNDIT:

Shërbimet publike në Dukagjin paguhen në Postë

Shërbimet publike në Dukagjin paguhen në Postë

Faturat për të gjitha shërbimet publike qytetarët e rajonit të Dukagjinit mund t’i paguajnë në një vend të vetëm, pa provizion, në zyrat postare të Postës së Kosovës.

Posta e ka bërë të mundshme që në komunën e Pejës, Deçanit, Junikut, Klinës, Istogut, etj, secili qytetar të mund të paguajë në zyra postare faturat e rrymës, ujit të pijshëm, mbeturinave, pastaj pagesat e ndryshme për universitetin publik, gjobat në trafik, kontributet për ATK-në, taksa gjyqësore, tatimin në pronë, dokumentet civile, licenca të ndryshme, pagesa për regjistrim dhe polica të automjeteve, etj.

“Një prej prioriteteve të Postës së Kosovës ka qenë që zyrat postare të bëhen arka ku qytetari mund të paguajë për çdo lloj shërbimi publik dhe kjo tashmë është arritur jo vetëm në Dukagjin por edhe në pjesën më të madhe të Kosovës”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha.


Në kuadër të kësaj, ai ka nënshkruar sot marrëveshjen me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, Agron Tigani. Tash e tutje banorët e të gjitha komunave të Dukagjinit mund t’i paguajnë edhe faturat e ujit në zyrat postare, të cilat janë të shtrira edhe në vise rurale.
Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”, Nexhat Abdullahu.

Me këtë kompani Posta e Kosovës ka arritur marrëveshje muajin e kaluar, ndërkaq sot është vlerësuar se kjo marrëveshje është duke u zbatuar me sukses.
Udhëheqësit e tri ndërmarrjeve publike u shprehën të kënaqur që u kanë mundësuar qindra mijëra qytetarëve të kenë shërbime publike më afër, më cilësore dhe më efikase.

Ata besojnë se mundësia e pagesave në Postën e Kosovës do të ndikojë që numri i qytetarëve që paguajnë rregullisht për ujin dhe mbeturinat të rritet edhe më shumë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori