LAJMI I FUNDIT:

Shërbejnë deri në minus dhjetë gradë

Shërbejnë deri në minus dhjetë gradë

Moto “Seksi shet gjithçka” edhe një herë u vërtetua si e vërtetë. Dy kameriere të reja nga Amerika punojnë në kushte ekstreme atmosferike. Të veshura vetëm me bikini ato shërbejnë myshterinjtë me kafe nëpërmjet dritares së kafiterisë së tyre dhe dhjetëra herë brenda ditës dalin jashtë në të ftohtit që arrin deri në minus dhjetë gradë celsius.

Jo, nuk e bëjnë këtë pasi për arsye të panjohura ndiejnë vapë në kioske, por punëdhënësi i tyre me këtë dëshiron të tërheqë më shumë myshterinj dhe atij t’ia siguroj një imazh më të mirë. /Telegrafi/