Është shënuar Dita Ndërkombëtare e vajzave në teknologji. Në këtë ditë Kampusi RIT ka organizuar një konferencë me personalitete vendore dhe të huaja, të cilët kanë treguar përvojat e tyre në sektorin e Teknologjisë.
Në këtë Kampus janë mbajtur edhe punëtori për teknologjinë, ku vajzat kanë pasur mundësinë të njihen nga afër, transmeton Telegrafi.
Drejtoresha e programit Ipko Foundation, Abetare Gojani, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e vajzave në TIk shënohet në shumë shtete të botës.
“Në rrugëtimin e shumë projekteve tona që synojnë të fuqizojnë sektorin e Teknologjisë në Kosovë jemi duke shënuar edicionin e pestë. Një statistikë e rëndësishme këtë vit është se në vitin e parë kemi pasur vetëm 87 vajza të regjistruara ndërsa sot kemi më shumë se 800. Kjo konferencë ka për qëllim ngritjen dhe frymëzimin e vajzave në këtë fushë”, ka thënë ajo.
Ylberina Morina Mala, drejtoreshë e RIT Kosova, theksoi se që nga viti 2015 është duke u shënuar dita e vajzave në Tik.
“RIT ka regjustruar mbi 300 vajza në projekte të ndryshme dhe ka punësuar më shumë se 70 vajza në punë të përhershme. Ne jemi të përkushtuar t’iu avancojmë juve vajza në punë ta ndryshme në TIK. Ne do të mbështesim mbi 1000 student në TIK ku përparësi iu jepet vajzave dhe grave”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se në nivel qeveritar e kanë mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në këtë konferencë theksoi se vajzat kanë potencial në sektorin e TIK-ut.
Ai ka thënën se për 10 vitet e ardhshme sektori i TIK-ut është ai që duhet ndihmuar.
“Ne kemi filluar me projekte në shkolla që t’iu forcojmë qendra rekreative që nxënësit të trajnohen me çdo gjë që ka të bëjë me TIK-un. Vitin e kaluar kanë fituar70 shkolla ndërsa këtë vit do të zgjerohemi në 20 shkolla. Po ashtu jemi duke punuar me një kompani që ta trajtojë edhe mësuesit”, ka thënë ai.
Lluka shtoi se këtë vit do të fillojnë me projekt ku të gjitha institucionet do të kenë qasje të shpejt me internet.
“96 për qind do të kenë qasje brenda tri viteve në internet të shpejt. Po ashtu do të trajtohen edhe punëtorët. Ndërsa në qershor fillon një projekt tjetër rreth 3 milion euro i mbështetur nga Komisioni Evropian për shkathtësitë në këtë sektorë. Na gëzon fakti që mbi 90 për qind janë femra në këtë fushë të interesuara”, ka thënë ai duke shtuar se sektori i TIK-ut është i vetmi ku Kosova ka bilanc tregtar.
Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ka thënë se përfshirja e grave në TIK është mënyrë e mirë që të forcohet roli i gruas.
“Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore në Kosovë është e ulët. Është shumë e dhimbshme sepse kjo pjesëmarrje është e ngjashme me atë në vendet e lindjes së mesme, por ka shprese që do të ndryshoj”, ka thënë ajo.
Magno theksoi se intervenimet e USAID-it kanë krijuar 644 vende punë.
“Kemi trajnuar mbi 1000 gra dhe kanë kryer po ashtu praktikën. Po ashtu është prodhuar një aplikacion që mundëson lajmërimin e ngacmimit seksual në vendet e punës dhe po shfrytëzohet ky aplikacion. Vitin e kaluar vajzat kosovare që programojnë ishin të paraqitura në prezantimin e personave të suksesshëm nën moshën 30 vjeçare”, ka thënë ajo.
Sipas saj punët në TIK janë të mira sepse ka mundësi të fitimit të mirë.
“Unë vij nga një kohë tjetër dhe ende mësoj në përdorimin e telefonit të mençur nga vajza ime. Por ajo që më ndihmon është t’iu mbështes juve, t’iu fuqizoj dhe t’iu inkurajoj që të jeni pjesë e sektorit të TIK-ut”, është shprehur ajo.
Menaxherja e projektit UNWOMEN, Linda Sanaja, ka thënë se kjo ditë është rast i mirë të ndryshoj pabarazitë në këtë sektor.
“Gjithnjë e më shumë kërkohen kuadro të aftësuara në këtë fushë. Teknologjia mund të shihet si fushë premtuese në punësim. Përmes teknologjisë barazia gjinore mund të rritet në të ardhmen që dy gjinitë të japin kontribut në këtë sektor. Sot gratë përbëjnë vetëm 1/4 në sektorin e TIK-ut”, ka thënë ajo.
Sipas saj barriera kryesore që pengojnë femrat në këtë sektor janë favorizimet në karrierë tek meshkujt.
“Inkurajimi i vajzave dhe grave për të zgjedhur këtë sektorë si karrierë mund të ndikojë në ndryshim. Ato mund të na përfaqësojnë neve në të ardhmen”, shtoi ajo.
Venera Demukaj ka bërë prezantimin e të gjeturave lidhur me faktorët që e udhëheqin zgjidhjen e arsimimit të rinjve femra dhe meshkuj në Kosovë.
Ajo përmendi anketën që e kanë bërë me nxënësit meshkuj dhe femra nga klasët e 11.
“I kemi quajtur tri sfera kryesore që kemi dashur të dëgjojmë. Kemi dashur të dimë se cilat janë përvojat e djemve dhe vajzave në shkolla në aspekte të ndryshme. I kemi ndarë rolet mes djemve dhe vajzave. Rolet në mjekësi, inxhinieri dhe teknologji. Femrat më shumë shihen si më të suksesshme të merren me punë prkujdesi qoftë për fëmijët apo të moshuarit, pra është qendra e fokusit. Ndërsa djemtë janë të fokusuar te marrin paga dhe punojnë pak a shumë në punë mashkullore”, ka thënë ajo.
Ndërsa Avery Bang, themeluese e Bridges for Prosperity, ka thënë se ka shumë pak femra në SHBA vendosin të studiojnë inxhinierinë.
“Çfarëdo që zgjedhni të bëni mendoj që mund të ketë diçka që ju nxit. Dhe duhet të keni pasion për atë që doni të bëni”, ka thënë ajo.
Bang ka theksuar se në Teknologji është mundësia të krijohen aplikacione që mund të përdoren për çdo gjë.
Ajo ka treguar vendet të cilat kishin mungesë kalimi të lumenjve për shkak që nuk kishin ura lidhëse
“Gjysmë miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë. Unë jam kthyer në vendet si Etiopi, e vende tjera, ku kam ndërtuar ura, dhe tani njerëzit nuk kanë më nevojë të rrezikojnë vetën për të shkuar në shkollë, spitale apo ku do tjetër”, ka thënë ajo.
Ky diskutim është përmbyllur me punëtoritë e ndryshme përmes së cilave femrat kanë pasur mundësi të tregojnë potencialin e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri