LAJMI I FUNDIT:

​Shënohet 23 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, krerët e shtetit u kërkojnë të jenë në nivel të sigurisë në çdo cep e kudo

​Shënohet 23 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, krerët e shtetit u kërkojnë të jenë në nivel të sigurisë në çdo cep e kudo

Ceremonia e shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka nisur me parakalimin e Gardës së Policisë. Në këtë ceremoni janë të pranishëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri, Albin Kurti, kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla. Po ashtu janë të pranishëm edhe përfaqësues nga kori diplomatik.

Në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Vjosa Osmani tha se Policia e Kosovës është histori suksesi dhe institucion i qëndrueshëm me besueshmëri të lartë tek qytetarët.

Osmani tha se Policia e Kosovës është kujdesur për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.


“Policia e shtetit tonë tregon se është jo vetëm një nga hallkat e shtetit por ndër historitë më të suksesshme që mund të krijomë institucione të qëndrueshme me besueshmëri të lartë të qytetarëve tanë. Ju keni qenë vazhdimisht ndër shtyllat e shtetit dhe garantuesit e sigurisë dhe jetës e pronës së Kosovës. Dua ti kujtojë policët që ranë në krye të detyrës që nuk janë kujtesa jonë e përhershme duhet të vazhdojnë të jenë motivimi ynë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve tanë. Policia e Kosovës ka dëshmuar se angazhimi për vendin është nder dhe ideal. Keni ndihmuar në ruajtjen dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës. Republika e Kosovës është e interesuar të zhvillojë policinë dhe barazinë gjinore në këtë institucion. Anëtarësimi në Interpol dhe organizata tjera është shumë i rëndësishëm për arritjen e këtyre qëllimeve”, tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë solemne të shënimit të 23 vjetorit të themelimit tha se zyrtari policor në çdo ditë të punës e ka detyrën e profesionit më fisnik, atë të mbrojtjes së qytetarëve.

“Javën që shkoi ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë ku një vajzë e mitur qe sot do të duhej të ishte në bankat shkollore ndodhet në strehimore. Prandaj nga ju pritet të jeni në nivel të sigurisë në çdo cep e kudo. Trasoni rrugët lehtësisht të kalueshme për të gjithë. Për këtë kohë sa bashkëpunojmë jeni dëshmitarë se jeni të pa kompromis ndaj krimit nuk jeni ndal ndonëse nga bandat e ndryshme janë drejtuar armët dhe janë shkrepur plumbat”, u shpreh Kurti.

Ai tha se integriteti moral dhe personal janë shtylla të domosdoshme për Policinë e Kosovës.

“Jemi të vetëdijshme për sfidat tuaja por bashkërisht duhet të punojmë për të krijuar në polici model integritet moral dhe personal. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori