Përvjetori i 100-të i lindjes së Nënës Terezë, shënohet të enjten në Kosovë dhe në shumë vendet të tjera të botës. Intelektualët dhe përfaqësuesit e tri bashkësive më të mëdha fetare në Kosovë, e çmojnë lart personalitetin dhe figurën e Nënës Terezë, duke thënë se humanizmi dhe vepra e saj tejkalojnë kufijtë fetarë, etnikë dhe racorë.
Famullitari aktual i kishës katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, Dom Nikson Shabani, i cili është përgjegjës i Qendrës për Kateumen në Prishtinë, vlerëson se Nëna Terezë është një nga shenjtëreshat më të mëdha të Kishës Katolike, veprat e së cilës, siç thotë ai, sa më shumë që studiohen, aq më shumë tregojnë pasurinë shpirtërore të pashtershme të saj.
Por, sipas tij, figura e Nënës Terezë nuk mund të kufizohet në suaza kombëtare dhe fetare. Do të thotë, jeta e saj dhe veprat e saj kanë pushtuar gjithë zemrat e njerëzimit…
Ndërkaq, reflektimin e figurës së Nënës Terezë, përtej kufijve të besimit që i përkiste ajo, e vlerëson edhe Qemajl Morina, ushtrues i detyrës së prodekanit dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai thotë se shikuar në prizmin islam, me punën dhe misionin që ka bërë Nëna Terezë, ajo u takon të gjitha feve, prandaj, edhe fesë islame.
Sipas RFE, vlerësime të ngjashme për figurën dhe veprën e Nënës Terezë jep edhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Ati Sava Janjic, aktualisht kreu i Manastirit të Deçanit. Ai thotë se Nëna Terezë është një nga personalitetet e veçanta që kanë shënuar shekullin XX. Humaniteti dhe veprat bamirëse të saj, thotë ati Janjic, kanë treguar se rruga e Zotit është rruga e paqes, dashurisë dhe faljes.
“Sado qoftë ajo e rëndësishme (Nëna Terezë) edhe për popullin shqiptar, prej të cilit ka rrjedhur, ajo është pasuri e madhe për të gjithë botën dhe për të gjithë ne…”
Nënë Tereza është fituese e Çmimit Nobel për Paqe. Ajo u lind më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup nga prindërit shqiptarë. Arriti në Indi në vitin 1929 si Gonxhe Bojaxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Mjeshtri që kujdeset për sigurinë e cirkut
Afresket e Kapelës Sistine
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para