LAJMI I FUNDIT:

Shën Valentini, një zemër gjigante te sheshi Nëna Terezë

Shën Valentini, një zemër gjigante te sheshi Nëna Terezë

Grupi Rotaract Illyrian për nder të festës së të dashuruarve, Shën Valentinit, ka menduar që te sheshi Nëna Terezë të organizojë një koncert me solistë dhe bende, në të cilin do të jetë një zemër gjigante ku të gjithë të dashuruarit mund t’i lënë nënshkrimet e tyre.

“Me këtë organizim ne menduam ende, që ky gjest të ketë edhe frymë humanitare. Ata të cilit dëshirojnë mund të ndihmojnë ‘’Shpinë e Bletëve” jetimoren e fëmijëve, më saktësisht, ky projekt përfshinë furnizimin me pelena për këta fëmijë të cilët kërkojnë trajtime të posaçme”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Zemra e kuqe do të jetë te sheshi nga ora 15:00 dhe do të qëndrojë aty, ndërsa koncerti do të fillojë nga ora 18:00. /Telegrafi/