LAJMI I FUNDIT:

Shën Maria e akullt u paraqit në Michingan

Shën Maria e akullt u paraqit në Michingan

Nuk ka dyshim se mijëra njerëz në SHBA luten për fundin e kohës jashtëzakonisht të ftohtë që ka përfshirë disa shtete dhe po shkakton probleme të mëdha.

Duket megjithatë se dikush dëgjon lutjet e tyre në formën e Shën Marisë që u paraqit në formë akulli në Michingan, duke lënë të habitur banorët e këtij qyteti.
Jennifer Bloomer ishte njëra ndër të parat që pa copën “hyjnore” të akullit.
“Kur erdha me makinë nga puna në mëngjes, dikush më thirri: ‘Duhet të vini ta shihni këtë’. Kur dolëm pamë Shën Marinë”, thotë ajo dhe shton:
“Ishte e pabesueshme. Vërtetë ishte një gjë e mrekullueshme për ta parë”.
Copa e akullit momentalisht po ruhet në frigorifer në hapësirat punuese të Bloomberëve derisa të vendosin se çfarë do të bëjnë me të. /Telegrafi/