Zëri i parë i fëmijëve që vijnë në jetë është bërë melodia më e mirë për të. Ndërsa manteli i bardhë i është bërë i shenjtë.
E filloi punën si tetëmbëdhjetë vjeçare, për t’i ushtruar më pas dyzet vite në këtë profesion.
Naxhije Mavriqi-Hamiti është nga qyteti i Kamenicës dhe është kryeinfermiere në Repartin e lehonisë në Qendrën Klinike Universitare.
Ajo thotë se të qenit mami është më shumë se sfidë, por mbi të gjitha është një privilegj.
“Profesionin e dua shumë. Është profesion shumë i adhuruar, sepse u ofroj shërbime nënës dhe foshnjes. Mburrem me profesionin dhe klinikën ku shërbejë. Nuk ka më shumë kënaqësi se sa të punosh në Klinikën e Gjinekologjisë, sepse këtu fillojnë shumë jetë të reja dhe dëgjon të qarat e para të foshnjeve”, thotë për RTV Dukagjinin Naxhije Mavriqi – Hamiti.
Ajo është e mbushur me shumë kujtime. Thotë se takimi më nënën, menjëherë pas lindjes është moment shumë emocionues.
Një mami, sipas saj, duhet të përjetojë emocionet e njëjta me lehonën, në mënyrë që të përmbushet misioni i saj.
Ndërsa, kujton edhe njërën nga rastet që i ka mbet në kujtesë, që nga koha kur ushtron këtë profesion.
“Kam raste të shumta në klinikë, por një rast është i veçantë. Një paciente në luftë ishte pothuajse e dorëzuar dhe kishte dashur me çdo kusht të lind në prani të një kolege nga kirurgjia. Fëmija ka lind shëndosh e mirë dhe familja më është mirënjohëse edhe sot, për ndihmën që i kam dhënë në atë kohë”, thotë ajo përcjell Telegrafi.
Përkrahja dhe ndihma që i ka dhënë lehonave, përgjatë 40 viteve, është ndjenjë e papërshkrueshme për të.
Kontributi i saj nuk është ndalë asnjëherë, madje edhe në kohët më të vështira.
“Në vitin 1998 në Dardanë një lindje ka ndodhë në kushte shtëpiake. Jam thirrur në atë shtëpi me shkua, sepse pasi kishte ndodhur lindja kishin ndodhur disa komplikacione, nuk është shkolitur placenta. Unë që kisha vetëm një vit punë, kam marrë guximin të bëj shkolitjen e placentës dhe të risjell në jetë pacienten”, tregon mamia Mavriqi – Hamiti.
Thotë se të jesh mami do të thotë të jesh nën emocionet e përziera të lehonave dhe të mësohesh me të qarat e fëmijëve, të cilët për herë të parë i hapin sytë në këtë botë./Telegrafi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/284681968923221/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?