LAJMI I FUNDIT:

Shefi i BE-së: Kosova do të përfitojë vaksina anti-COVID falas për 300 mijë persona

Shefi i BE-së: Kosova do të përfitojë vaksina anti-COVID falas për 300 mijë persona

Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës do të përfitojnë nga iniciativa e Bashkimit Evropian të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter nga Szunyog.

“Falë kontributit të Bashkimit Evropian për vaksinën e COVID-19, Kosova do të përfitojë vaksina falas për më shumë se 300 mijë persona”, shkruan ai në Twitter.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do të ketë si prioritet që t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.

Kur do të ketë vaksina ndaj COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor – përfshirë edhe Kosovën?
Lexo po ashtu Kur do të ketë vaksina ndaj COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor – përfshirë edhe Kosovën?

“Ne kujdesemi edhe për fqinjët tanë. Bashkimi Evropian do të koordinojë donacionet e vaksinës nga shtetet anëtare, posaçërisht për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë në Ballkanin Perëndimore dhe fqinjësi”, ka thënë Von der Leyen, duke folur pas samitit të fundit të BE-së, ku përgatitjet për vaksinim ishin ndër temat kryesore.

Ministri i Shëndetësisë gjatë të martës ka folur edhe lidhur me vaksinën antiCOVID-19.

Ai bëri të ditur se më 7 dhjetor ka nënshkruar aplikimin për vaksinë, ndërsa njoftoi se Kosova është në mesin e 92 vendeve ku 20 për qind të vaksinës do ta ketë falas.

“…Synimi është imunizimi i atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë ai.

Zemaj: Masat e reja varësisht nga numri i të infektuarve, Kosova 20 për qind të sasisë së vaksinës antiCOVID-19 do ta ketë falas
Lexo po ashtu Zemaj: Masat e reja varësisht nga numri i të infektuarve, Kosova 20 për qind të sasisë së vaksinës antiCOVID-19 do ta ketë falas

Ministri ka folur edhe lidhur me problemet në furnizimin e spitaleve me oksigjen, ndërsa tha se kjo tashmë është tejkaluar.

“Lirisht mund të them se oksigjeni ka qenë sfidues dhe menaxhimi me oksigjen për shkak të numrit të madh të pacientëve… Tashmë i kemi dy kontrata të lidhura”, tha Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori