LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë ukrainase: Mungesa e municionit është problemi jonë më i madhi

Shefi i diplomacisë ukrainase: Mungesa e municionit është problemi jonë më i madhi

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Gjermanisë gjatë një interviste, që të përshpejtojë dërgimin e municionit dhe të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas me aeroplanët luftarak perëndimor.

Kuleba për Bild am Sonntag ka thënë mungesa e municionit mbetet problem numër një për Ukrainën, që po bën të pamundurën për të ndërprerë invazionin rus, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se prodhuesi gjerman i armëve muajin e kaluar në konferencën për siguri në Munchen, ka njoftuar se janë të gatshëm për shpërndarjen e dërgesave, por se janë duke pritur nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e qeverisë.


Pamjet tregojnë si artileria godet një grup të trupave Wagner në Bakhmut
Lexo po ashtu Pamjet tregojnë si artileria godet një grup të trupave Wagner në Bakhmut

“Pra, problemi është në qeveri”, shtoi shefi i diplomacisë ukrainase.

Ai theksoi ka lërë të kuptohet se nuk pret që aleatët perëndimorë t’i japin aeroplanëve luftarakë Ukrainës, të cilët i ka kërkuar prej fillimit të luftës.

Megjithatë, ai këmbëngulë se pilotët ukrainas do të duhej të trajnoheshin që të jenë të gatshëm.

“Nëse Gjermania do të trajnonte pilotët ukrainas, do të ishte porosi e qartë për angazhimin politik”, shtoi Kuleba.

Momenti kur droni kamikaz i Ukrainës sulmon tankun rus
Lexo po ashtu Momenti kur droni kamikaz i Ukrainës sulmon tankun rus

Gjithashtu është bërë e ditur nga ai se Ukraina do të vazhdojë ta mbrojë qytetin Bakhmut, pikën më të nxehtë të luftimeve në Ukrainë.

“Po të ishim tërhequr nga Bakhmuti, çfarë do të ndryshonte? Rusia do ta merrte Bakhmutin dhe do të vazhdonte ofensivën në Chasiv Jar, pasi do të kishte të njëjtin fat çdo qytet tjetër”, shtoi Kuleba. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Kalo në kategori