Shefi i diplomacisë së Shqipërisë Bushati, dëshiron referendum të suksesshëm

Ministri i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe për Evropë Ditmir Bushati, në intervistën e tij tek gazeta “Panorama” tha se dëshiron referendum të suksesshëm më 30 shtator me çka, sipas Bushatit, është “mundësi për zhvillimin e vendit”.
Ai theksoi se Shqipëria e ka përkrahur dialogun mes Athinës dhe Shkupit, dhe në të njëjtën kohë ka nxitur kohezion të faktorit politik shqiptar që të jetë protagonist tek ndryshimet transformative që i “mundësojnë Shkupit të përparojë në procesin e anëtarësimit në strukturat euro-atlantike”.
“Dëshirojmë që referendumi i 30 shtatorit qytetarët ta përkrahin pikërisht fillimin e procesit të paqes. Maqedonia para saj ka mundësi që nuk kthehet. Në këtë proces, roli i shqiptarëve është vendimtar. Stabiliteti demokratik, marrëdhëniet ndëretnike dhe anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO është në interes të shqiptarëve. Plotësimi i obligimeve që dalin nga ky proces është e rëndësisë së veçantë për vet Ballkanin Perëndimor, duke transformuar më shumë hapësirë sigurie”, konsideron Ditmir Bushati, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konstatimin e gazetarit se para dy viteve Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i kritikuar për shkak të ndërhyrjes në punët e brendshme të Maqedonisë, që kur nxiti shpalljen e platformës shqiptare, Ditmir Bushati u përgjigj tha se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, Qeveria e Kryeministrit Rama nuk ka lejuar që të ndërhyjë tek punë e brendshme të fqinjëve.
“Parimisht kemi trajtuar ndodhitë dramatike në Shkup, përkeqësimi i standardeve demokratike dhe tendeca gjatë viteve të kaluara, që të tregohen shqiptarët si faktor destruktiv dhe islamistë radikal. Gjithmonë kemi qenë të interesuar për stabilitetin demokratik dhe zhvillimin e fqinjëve tanë në ditët e tyre më të vështira”, përgjigjet Bushati duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë për përforcimin e kohezionit politik dhe social të shqiptarëve, si garanci themelore për shtet evropian.
“Për Qeverinë e Zaevit, janë ndërmarrë disa hapa drejt planit bilateral që më parë as që mundej të mendohej diçka e tillë. Tashmë ekziston mekanizëm për takime të përbashkëta mes dy qeverive, iniciuar në Pogradec, i cili rishikon zhvillimin e marrëdhënieve tona si në planin politik ashtu edhe në raport me perspektivën zhvillimore të përbashkët të etnive ndërkufitare dhe më gjerë” thotë Bushati.
Ai thotë se e gëzon fakti që është përmirësuar klime ndëretnike, edhe pse ekziston nevoja për zbatimin e konceptit të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy bashkësi kryesore në shtet.
“Kuptohet, rolin kryesor në zhvillimin e statusit e kanë partitë politike shqiptarë dhe vet shqiptarët. Por, konsiderojmë se zhvillimi i statusit të shqiptarëve është çështje prioritare të interesit kombëtar. Kështu, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për respektimin e të drejtave dhe identitetit të shqiptarëve atje”, thotë shefi i diplomacisë së Shqipërisë Ditmir Bushati./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës