LAJMI I FUNDIT:

​Shefi i diplomacisë greke nesër për vizitë në Kosovë

​Shefi i diplomacisë greke nesër për vizitë në Kosovë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, nesër do të arrijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai me këtë rast do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani në orën 15:00.

Sipas njoftimit të Presidencës, pas takimit nuk pritet të ketë deklarime për media.


Ndryshe, Greqia është ndër pesë vendet e BE-së që heziton të njohë Kosovën shtet të pavarur.