LAJMI I FUNDIT:

SHBA thotë se ka informacione se Hamasi ndodhet në spitalin Al Shifa, por kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë e Izraelit

SHBA thotë se ka informacione se Hamasi ndodhet në spitalin Al Shifa, por kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë e Izraelit

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë informacione të sakta se Hamasi po përdor spitalin Al Shifa – më i madhi i Gazës – për të kryer veprime ushtarake.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se “ne kemi informacione që konfirmojnë se Hamasi po e përdor spitalin për qëllime ushtarake”.

OBSH-ja dhe OKB-ja u tërhoqën nga Gaza, palestinezët: I jeni bindur Izraelit
Lexo po ashtu OBSH-ja dhe OKB-ja u tërhoqën nga Gaza, palestinezët: I jeni bindur Izraelit

Ai shtoi se objekti ndoshta po përdoret gjithashtu për të ruajtur armët dhe se “ky është një krim lufte”, raporton skynews.


Kur iu kërkuan faktet për të mbështetur pretendimet, Kirby tha se “informacionet vijnë nga burimet e shumta të inteligjencës”.

Megjithatë, ai tha gjithashtu se këto veprime të supozuara nga Hamasi nuk e pakësojnë përgjegjësinë e Izraelit për të mbrojtur civilët.

“Ne nuk mbështesim goditjen nga ajri të spitaleve”, tha ai dhe shtoi se “spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen”.

Buldozeri i ushtrisë izraelite shkatërron monumentin e Yasser Arafatit në Bregun Perëndimor
Lexo po ashtu Buldozeri i ushtrisë izraelite shkatërron monumentin e Yasser Arafatit në Bregun Perëndimor

Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk duan të shohin “zjarre në spitale”, shtoi Kirby.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit besojnë se Hamasi fshihet në tunelet nën spitale, por grupi e mohon këtë dhe thotë se izraelitët po synojnë civilët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori