LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të inkurajojë Qeverinë e re të Kosovës të vazhdojë dialogun me Serbinë

SHBA do të inkurajojë Qeverinë e re të Kosovës të vazhdojë dialogun me Serbinë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Edward Price tha se SHBA do të do të inkurajojnë qeverinë e re të Kosovës, që sapo të jetë formuar, t’u japë përparësi negociatave me Serbinë.

“Sai përket dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”, tha zëdhënësi, raporton VoA.

Ai tha se SHBA përgëzojnë popullin e Kosovës për zgjedhjet e tyre të suksesshme parlamentare.


“Ne shpresojmë të punojmë me qeverinë, sapo ajo të formohet, për çështjet prioritare, për të avancuar paqen, drejtësinë dhe begatinë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë,” tha zëdhënësi.

Ai tha gjithashtu se SHBA do të mbështesin përpjekjet e administratës së mëparshme për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë,  presidenti amerikan, Joe Biden i kishte dërguar një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, duke kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur qëndrimin e Presidentit Biden për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që synon njohjen e ndërsjellë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori