LAJMI I FUNDIT:

SHBA sanksionon Industrinë Serbe të Naftës, O’Brien: Kushti i vetëm është që Rusia të ketë “zero” pronësi në NIS

SHBA sanksionon Industrinë Serbe të Naftës, O’Brien: Kushti i vetëm është që Rusia të ketë “zero” pronësi në NIS

Kushti i vetëm i Shteteve të Bashkuara për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) është që të mos ketë rrjedhë të parasë drejt Rusisë, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Zyrtari amerikan tha se SHBA-ja nuk dëshiron që Moska ta udhëheqë NIS-in.

“E vetmja mënyrë që rreziku të jetë zero, është që pjesa e pronësisë ruse të jetë zero. Ky është qëndrimi me të cilin hyjmë në këtë bisedë. Ne tashmë e kemi bërë këtë gjë me kompani të tjera ruse në vende të tjera si, Holandë, Zvicër dhe Turqi”, tha O’Brien të dielën për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).


Ai shtoi se SHBA-ja do të ndjekë rrugën drejt, siç tha, pronësinë konstruktive të NIS-it, nga e cila përfiton Serbia.

Industria e Naftës e Serbisë u sanksionua nga Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara më 10 janar, pasi është nën pronësinë e kompanisë ruse Gazprom Nefta.

Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, tha në Beograd të shtunën se Serbia nuk do të përballet me pasoja ekonomike, nëse pronësia ruse hiqet nga NIS-i.

Serbia e pret qëndrimin e Rusisë

Serbia pret që bisedimet me Rusinë ta zgjidhin këtë çështje, pasi Uashingtoni dhe Beogradi ngritën çështjen e pronësisë ruse në NIS.

“Duhet të dimë saktësisht se cilat janë kushtet dhe pastaj do të mund të bisedojmë me palën ruse”, tha të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por prodhuesi më i madh në botë i gazit, Gazprom, nuk i nënshtrohet embargos së vendeve perëndimore.

Kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, ka shumicën e aksioneve në NIS që nga viti 2008, ndërsa nga viti 2022, aksione ka edhe kompania e saj mëmë, Gazprom.

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj - si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës - në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori