Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi të enjten Moskën se po grumbullon trupa në kufirin mes dy vendeve. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë të ndalë aktet “frikësuese” ndaj Ukrainës.
Kievi është mbërthyer që në 2014 në konflikt me separatistë të mbështetur nga Moska dhe këtë javë zyrtarët ukrainas njoftuan aktivitete të trupave ruse në territorin e aneksuar të Krimesë si dhe në zonën kufitare pranë rajoneve të kontrolluara nga separatistët pro-rusë.
Të enjten, kabineti i presidentit Zelensky diskutoi situatën me aleatët perëndimorë, përfshirë shefin e Pentagonit, Lloyd Austin.
“Manovrat ushtarake me qëllimin për të treguar forcën dhe provokimet e mundshme në zonën kufitare janë lojëra tradicionale ruse,” tha zoti Zelensky përmes një deklarate.
Ai e akuzoi Moskën se po përpiqet të krijojë “një atmosferë frike” ndërkohë që Kievi shpreson që të rifillojë armëpushimin e arritur vjet.
Departamenti i Shtetit tha se është “absolutisht i shqetësuar nga shkallëzimi i tensioneve nga pala ruse dhe nga veprimet provokuese në Ukrainën lindore”.
“Veprimet që kundërshtojmë janë aktet agresive që kanë për synim frikësimin apo kërcënimet ndaj partneres sonë, Ukrainës,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në komentet për gazetarët.
Disa vëzhgues e shohin shtimin e pranisë ushtarake si një provë për administratën e Presidentit Biden, i cili shkaktoi reagime të forta në Moskë muajin e kaluar kur e cilësoi udhëheqësin rus, Putin “vrasës”.
Këtë javë, Moska dhe Kievi shkëmbyen akuza për dhunën mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Kremlini në Ukrainën lindore, gjë që minoi armëpushimin.
Presidenti Zelensky tha se 20 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 57 janë plagosur që nga fillimi i vitit.
Gati për Ofensivë
Të enjten, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i telefonoi homologut ukrainas, Andriy Taran, njoftoi ministria ukrainase e mbrojtjes.
Sipas ministrisë, Sekretari Austin tha gjatë telefonatës se Uashingtoni “nuk do ta braktisë Ukrainën nëse vazhdon të shkallëzohet agresioni rus”.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, nga ana e tij e diskutoi “acarimin e situatës nga Federata Ruse” me homologun kanadez, Marc Garneau.
Shërbimet ukrainase të zbulimit akuzuan Rusinë se po përpiqet të “zgjerojë praninë ushtarake” në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonet e Donetskut and Luhanskut.
Shërbimet e zbulimit, në një deklaratë, thanë se “nuk përjashtojnë mundësinë” e një përpjekjeje nga ana e forcave ruse për “t’u futur më thellë në territor ukrainas”.
Një zyrtar i lartë ukrainas, në komente me kusht që të mos identifikohej me emër, ngriti pretendimin se ushtria ruse po praktikonte “koordinim ushtarak” me separatistët.
“Nga mesi i prillit, njësitë e tyre luftarake do të jenë gati për ofensivë,” tha ai për Agjencinë Franceze të Lajmeve, AFP.
Perëndimi “nuk duhet të shqetësohet”
Moska ka përgënjeshtruar në mënyrë të përsëritur njoftimet se po dërgon përforcime në kufi dhe se po u dërgon armatime separatistëve.
Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitri Peskov tha të enjten se Moska ka të drejtën të lëvizë trupat nëpër territorin e saj.
Peskov shtoi se “askush nuk ka përse shqetëohet sepse nuk përbën kërcënim për askënd”.
Të mërkurën, Pentagoni tha se forcat amerikane në Evropë u vunë në gjendje më të lartë gatishmërie pas “shkallëzimit të situatës nga rusët në Ukrainën Lindore”.
Gjenerali Mark Milley, shef i Shtatmadhorisë amerikane, foli me homologët rus e ukrainas, Valeri Gerasimov dhe Ruslan Khomchak.
Khomchak tha këtë javë se 28,000 luftëtarë separatistë dhe “mbi 2000 këshilltarë dhe instruktorë ushtarakë rusë” ndodhen aktualisht në Ukrainën Lindore.
Të enjten, zëvendës shefi i personelit në zyrën e zotit Zelensky, Roman Mashovets, bëri thirrje për manovra të përbashkëta ushtarake me NATO-n, për të “ndihmuar për stabilizimin e situatës së sigurisë”.
Presidenti Zelensky u zgjodh në 2019 me premtimin për t’i dhënë fund konfliktit, por kritikët thonë se armpushimi i paqëndrueshëm ka qenë e vetmja arritje e tij deri tani.
Konflikti ka shkaktuar deri tani mbi 13,000 të vdekur, sipas OKB. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos