Shërbimi Federal i Emigracionit njoftoi se studentë të rinj nga jashtë nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nëse kanë marrë mësime online.
Në një letër drejtuar fakulteteve, Shërbimi i Doganave dhe Emigracionit të SHBA tha se studentët të cilët nuk janë regjistruar deri më 9 Mars të këtij viti “ka shumë të ngjarë të mos kenë mundësi të marrin viza”, raporton aljazeera.
Ky vendim do të prekë ata që kanë filluar studimet e tyre këtë vit, dhe do të marrin mësime përmes internetit për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Studentët që tashmë janë në Shtetet e Bashkuara ose kthehen nga jashtë dhe kanë vizë do të jenë në gjendje të hyjnë në Amerikë, edhe pse mund të mësojnë përmes internetit, transmeton Telegrafi.
Administrata Trump tërhoqi rregulloren e mëparshme, e cila ua ndaloi të gjithë studentëve nga jashtë që të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara nëse ndjekin ligjëratat në internet.
Disa universitete, të tilla si Harvardi dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore, tashmë u kanë konfirmuar studentëve se nuk mund të vijnë nga jashtë.
Këshilli për Arsimin e Lartë dhe Emigracionin tha që ishte i zhgënjyer nga ky vendim dhe se në këtë mënyrë fakulteteve u bëhet presion që të fillojnë mësimet në internet, të paktën, pjesërisht në vjeshtë.
Kolegjet amerikane tashmë janë duke regjistruar një rënie të konsiderueshme të numrit të studentëve nga jashtë, për shkak të pandemisë dhe procesit të ngadaltë të lëshimit të vizave. Kjo ndoshta do të dëmtojë edhe financiarisht fakultetet, sepse studentët nga jashtë paguajnë tarifa më të shtrenjta të shkollimit.
Ndryshe, vlerësohet se rreth 1.1 milion studentë të huaj studiojnë në Shtetet e Bashkuara gjersa Këshilli për Arsimin e Lartë vlerëson se vetëm 250 mijë do të regjistrohen këtë vjeshtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇ'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?
Trump nis procedurat për shuarjen e Departamentit të Arsimit
Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos
Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor
Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze