LAJMI I FUNDIT:

SHBA me masa parandaluese të papara nga Lufta e Dytë Botore, bllokim total prej tre muajsh

SHBA me masa parandaluese të papara nga Lufta e Dytë Botore, bllokim total prej tre muajsh

SHBA-të janë duke vënë një sërë bllokadash me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit dhe ato do të zgjasin nga 10 deri në 12 javë.

Amerikanët janë duke iu nënshtruar ndryshimeve drastike që nga Lufta e Dytë Botërore, duke mbyllur shkollat, anuluar aktivitetet sportive, kurse humbja e vendeve të punës është duke u rritur me mbylljen e kompanive të mëdha, transmeton Telegrafi.

Spitalet janë duke bërë të pamundurën që të sigurojnë pajisjet mbrojtëse për punonjësit e tyre si dhe respiratorët t’i kenë në gjendje të rregullt, pasi pritet të ketë një valë të re të pacientëve që do të kenë nevojë për ndihmë sepse kanë probleme me frymëmarrje.


SHBA e treta në botë për nga numri i të infektuarve me coronavirus, për realizimin e testit duhet pritur shumë – mungojnë maska mbrojtëse e respiratorë
Lexo po ashtu SHBA e treta në botë për nga numri i të infektuarve me coronavirus, për realizimin e testit duhet pritur shumë – mungojnë maska mbrojtëse e respiratorë

Kujtojmë që numri i të infektuarve në SHBA ka shkuar në mbi 34 mijë, kurse 457 persona kanë humbur jetën, ku shumica e rasteve të konfirmuara me coronavirus janë zbuluar në New York. Ky virus në mbarë botën ua ka marrë jetën deri më tani mbi 14 mijë personave kurse mbi 340 mijë janë infektuar.

https://www.youtube.com/watch?v=Gczmj1F42vc&feature=emb_title

Ligjvënësit në Washington janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje, që do të dhuroheshin 1 trilion dollarë me qëllim që të jenë sa më të vogla dëmet ekonomike nga coronavirusi. Sekretari amerikan i Financave, Steven McNuchin, ka deklaruar për Fox News se shpreson që Kongresi lidhur me këtë ndihmë do të deklarohet sot.

Gati çdo i katërti amerikanë, apo 80 milionë, janë urdhëruar të mbyllin marketet dhe të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në New York, Kaliforni, Illinois, Oregon, Konektikat dhe New Jersey.

“Nëse nuk u themi njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të mos shoqërohen mes vete, do të kemi shumë më shumë vdekje”, ka deklaruar guvernatori i Illinois, G.B, Pricker. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori